Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka rihapur hetimet mbi përdorimin e një serveri privat “e-mail”-i nga Hillary Clinton gjatë kohës kur ishte në postin e Sekretares së Shtetit.
 
Drejtori i FBI-së, James Comey u shpreh se FBI ka mësuar ekzistencën e ‘e-mail’-eve, që janë subjekt për një hetim të mundshëm.
 
Në lidhje me një çështje të ndryshme nga ajo që është hetuar më parë, FBI-ja ka mësuar ekzistencën e ‘e-mail’-eve, që janë subjekt për një hetim të mundshëm.
 
E pranoj se FBI-ja duhej të kishte ndërmarrë hapat e duhur investigativë, të cilat do t’u lejonin hetuesve të rishikonin këto ‘e-mail’-e për të përcaktuar nëse përmbajnë informacion të klasifikuar apo jo, si dhe për të vlerësuar rëndësinë e hetimit tonë
” tha ai.
 
Kështu me rihapjen e hetimeve rikthehet sërish debati mes dy kandidatëve në SHBA, pasi Trump e ka akuzuar vazhdimisht Clinton gjatë fushatës për zgjedhjet Presidenciale.
 
Rihapja e hetimeve për Clinton vjen vetëm pak para zhvillimit të zgjedhjeve në SHBA dhe mund të ketë pasoja për fushatën e saj.


d.b/shqiptarja.com