FBI-ja bastis shtëpinë e analistin politik amerikano-rus, Dmitri Simes

FBI-ja bastis shtëpinë e analistin politik amerikano-rus, Dmitri Simes

Dmitri Simes

Agjentët e FBI-së e kanë bastisur dhe kontrolluar shtëpinë e Dmitri Simes në Virxhinia, i cili është një komentator i njohur politik dhe autor i emisionit për çështje aktuale në televizionin shtetëror rus, Channel One, raportoi të premten gazeta Rappahannock News.

Simes tha për këtë gazetë se ndodhet jashtë vendit, por se ndihet i “shqetësuar dhe i habitur” nga aksioni i FBI-së.

Ai tha për agjencinë ruse të lajmeve, TASS, të premten se lajmet se agjentët e FBI-së ndodhën në shtëpinë e tij janë të vërteta, edhe pse ai nuk ishte njoftuar zyrtarisht.

Simes u lind në Moskë më 1947 dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1973. Ai kishte shërbyer si këshilltar joformal i ish-presidentit amerikan, Richard Nixon, dhe kishte udhëtuar rregullisht me Nixonin në Rusi dhe në ish-vendet e tjera sovjetike.

Më 1994, Nixon e emëroi atë kryetar të Qendrës për Interes Kombëtar, e cila në atë kohë quhej Qendra e Nixonit për Paqe dhe Liri.

Simes u largua nga kjo pozitë më 2022.

Ai ishte gjithashtu këshilltar në fushatën presidenciale të Donald Trumpit më 2016 dhe e aranzhoi një fjalim të rëndësishëm për politikën e jashtme më 2016, në të cilin Trumpi shpalosi vizionin e tij për bashkëpunim më të madh me Rusinë.

Emri i Simes u përmend më shumë se 100 herë në një raport të vitit 2019 nga prokurori i përgjithshëm amerikan, Robert Mueller, i cili quhej “Raporti për Hetimin e Ndërhyrjes Ruse në Zgjedhjet Presidenciale të Vitit 2016”.

Simes ishte moderator i një sesioni pyetje-përgjigje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg më 2023./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vendosen barrierat metalike në rrugën Zhymë-Krutje në Lushnjë, Braçe: S’do të jetë më ‘kthesa e vdekjes’

Vendosen barrierat metalike në rrugën Zhymë-Krutje në Lushnjë, Braçe: S’do të jetë më ‘kthesa e vdekjes’