Presidenti amerikan është pritur “shumë përzemërsisht” nga qytetarët në vizitën e tij të parë zyrtare në Britaninë e Madhe. Përveç protestave, në një tokë bujqësore ishte shkruar "F*ck Trump", e cila ishte e dukshme nga avioni i tij.
Shprehja ishte shkruar në formën e një rrethi prej 200 metrash, shkruar dhe krijuar me kujdes nga një artist anonim.
Duke përsëritur fjalët "turp për ty" dhe duke mbajtur pankarta të cilat lexonin "Trump s’je i mirëpritur" aktivistët britanikë protestuan duke e akuzuar Trumpin për racizëm dhe se po drejtonte një politikë ç'njerëzore emigracioni. Ndërsa vetë Trump u shpreh se ndjehej “komod” me protestat që po zhvilloheshin gjatë vizitës së tij, duke shtuar se britanikët “e pëlqejnë shumë atë”.