FDA përkrah dozën përforcuese për disa kategori të popullsisë

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka autorizuar dhënien e vaksinës përforcuese kundër koronavirusit, për disa kategori të popullsisë, përfshirë personat mbi moshën 65-vjeçare dhe ata më të rrezikuar nga infeksionet.  Kështu FDA ka dhënë autorizim për përdorim emergjent të vaksinës së prodhuar nga kompania Pfizer/BioNTech.

Ky autorizim është i kufizuar për amerikanët që janë nga mosha 65-vjeçare e tutje, të rinjtë me probleme shëndetësore dhe personat, puna e të cilëve i vë ata në rrezik nga koronavirusi, siç janë punëtorët shëndetësorë, mësuesit, punëtorët nëpër dyqane dhe stafi në burgje.

Miratimi nga rregullatori amerikan ka ardhur pasi një panel i pavarur ekspertësh ka votuar javën e kaluar në të mirë të rekomandimit të dozës së tretë për personat që janë më të rrezikuar nga COVID-19. Vendimi për dozë të tretë vlen vetëm për vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

Rregullatorët amerikanë do të vendosin më vonë për dozat përforcuese për personat që kanë marrë vaksinat e kompanive, Moderna apo Johnson & Johnson.

Dozën e tretë të vaksinës anti-COVID po e përdorin disa vende në botë I pari ishte Izraeli, për të filluar më pas me Francën, Italinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë e shumë vende të tjera evropiane, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të OBSH për imunizim të tufës.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

E rëndë, dhunoi babanë dhe i shkatërroi pronën për t’i marrë më shumë para, arrestohet i riu në Koplik