Së shpejti, Federata angleze, do i ofrojë dhe për dy vjet të tjera kontratën me 5 milionë paund në vit me trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate. Kontrata e tij aktuale zgjat deri në vitin 2020 kur luhet edhe Europiani.
Southgate bashkë me lojtarët e kombëtares së tij i shkuan shumë pranë finales të këtij Botërori ku humbi në gjysmëfinale ndaj Kroacisë me rezultatin 1-2 në kohë shtesë. Sot në orën 16:00 do të luhet Angli-Belgjikë për vendin e tretë të këtij Botëroit.
Anglia pritet të luajë me formacionin e zakonshëm 3-5-2 me Pikford në portë dhe treshen e futbollistëve Kejhill-Stons-Meguajër. Enderson do të jetë në mesfushë. Në sulm do të jetë kapitenbi I skuadrës Kane dhe Starling.