Federata e opozitës, Lapaj i prerë: Nuk u bashkohemi, kanë vjedhur Shqipërinë! Zgjedhorja? Kanë frikë nga vota e diasporës

Kreu i lëvizja “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, ka mohuar në mënyrë kategorike bashkimin me federatën opozitare. I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, Lapaj u shpreh se nuk mund të bashkohet me ata që sipas tij kanë vjedhur Shqipërinë.

“Nuk bashkohem me asnjë federatë përveçse me qytetarët. Ata që duan federatë, janë autorë të qepjes së kostumit të Ramës. Nuk mund të hyjmë në marrëdhënie me askënd që ka vjedhur Shqipërinë”.

Ndalur te Refoma Zgjedhore Lapaj tha palët politike janë kundër votës së diasporës për disa aryse të cilat i shpjegoi.

“Gjykata kushtetuese tha se duhet të mundësohet vota e diasporës. Pse kanë frikë nga vota e dispaorës. Ti them unë arsyet. Sepse nuk e blenë dot. E dyta nuk e kërcënojmë me vendin e punës. Nuk e kërcënojnë me të fortë. E katërta nuk u dërgojnë dot tatimet që tu mbyllë biznesin. E pesta këta qytetarët tanë në diasporë nuk i marrin dot si dele e t'i lëvizin nëpër Shqipëri. E fundit këta nuk mund t'u heqin as kempet. Prandaj nuk e duan diasporën sepse e dinë që vota e diasporën i ndëshkon. Ne luftojmë që vota e diasporës të bëhet. Isha unë që të citova se bërja e zgjedhjeve në një vend tej vendimit të Gjykatës Kushtetuese krijon probleme. Unë po punoj që të bëhet. Sot kam takuar Celibashin.”.

Analisti Genc Burimi deklaroi se zgjedhjet do të ishin të padrejta nëse bëhen pa votën e diasporës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
Debat i fortë në ‘Studio Live’, analisti Burimi: Lërë propagandën! Lapaj: Do më dëgjosh, t’i s'paske fare etikë, nuk bie në nivelin tënd

 

Një debat i fortë është zhvilluar në “Studio Live” në Report Tv mes analistit Genc Burimi dhe kreut të lëvizja “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj. Ky i fundit është ndërprerë disa herë gjatë fjalës së tij nga Burimi, madje analisti i ngatërroi vazhdimisht mbiemrin. Që këtu nisi debati e më pas vijoi me akuza të tjera.

Pjesë nga debati

Lapaj: Zotëri unë e kam Adriatik Lapaj, nuk të lë të flasësh nëse nuk e thua si duhet. Lapaj e kam mbiemrin dhe është jo etike nga ana juaj...

Burimi: Llapaj flet për lufta të hapura dhe nuk flet për vjedhje në zgjedhje. Lapaj nuk e bën këtë se hyn në armiqësi me amerikanët, sepse ata thonë se Shqipëri ka demokraci. Këta mbyllin sytë përballë një njeriu që vjedh. E thotë francezi këtë gjë, unë dua ta thotë Lapaj.

Burimi: Lapaj do i njohësh zgjedhjet e dala pa votën e diasporës...

Lapaj: A do më dëgjosh tani. Më lër të përgjigjem...

Arbër Hitaj: Si mundet Rama?

Lapaj: Unë mendoj se modeli jonë politik është modeli i njerëzve që flasin me argumente dhe që kanë vizionin e tyre. Ne nuk jemi në këtë rrugë jo për të sharë e as për të vënë gjoba sepse ka dhe nga ata që vënë gjoba, se ka edhe nga këta.

Po thosha se ne jemi që qytetarët të mbajnë anën e atyre që thonë se ligji për referendumet të jenë realitet. Ne duam të depolitizohet administrata... (e ndërpret Burimi)

Burimi: Kush është kundër këtyre, hajde bëje...

Lapaj: Pse hidhesh kështu o burrë... qetë.

Burimi: Bëhu pak serioz

Lapaj: Okej, fol ti. Në tre fjalë më ndërpret, merre e fol me të.

Hitaj: Çfarë pyetjeje do ti bësh Lapajt?

Lapaj: Nuk marr pyetje nga ai

Burimi: A funksionon sistemi i drejtësisë, a ke besim që është e pa kapur?

Lapaj: Unë jam mbështetës i fuqishëm i reformës sepse besoj se ky vend duhet t'i japë fund pa ndëshkueshmërisë. Në këtë vend nuk duhet të harrojmë se politikanët nuk u hapnin telefonin prokurorëve tani po shkojnë aty për të dhënë llogari.

Burimi: Çfarë do përmirësohet e lëmë propagandën se më lodh nga Parisi

Lapaj: Ti qenke fare pa etikë në komunikim, nuk bie në nivelin tënd, vazhdo e fol. Ke ardhur në emision për të bërë zhurmuesin.

Hitaj: Ta dëgjojmë Burimi se nuk kemi kohë

Burimi: Je mësuar që bën propagandë në televizione

Lapaj: Janë lëshuar lart e poshtë tellallë që nuk dinë të dëgjojnë por vetëm flasin. Je në panik total, ti dhe aty ku del e flet. Je zhurmues...

Burimi: Po bën si viktimë... Ti tani ke bërë debat bosh fare

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 01/03/2024 13:23

    UN JAM KUNDRA VOTES SE DIASPORES..... SEPSE 1.SVENDOS DOT PER MUA NJE QE SJETON ME REALITETIN KTU. KSHU QE VOTA E TYRE ESHTE E GABUAR. 2. AI DUHET TEVOTOJ PER VENDIN TE CILIN KONTRIBUON E JETON.

    Përgjigju
  • tiku: 01/03/2024 12:56

    edhe une jam dakort me ty tani

    Përgjigju
  • Parti e Re: 01/03/2024 11:58

    Zakon I vjetër

    Përgjigju
  • Besi: 01/03/2024 07:39

    me shume vota mbledh luizi se llapaj edhe ne diaspore

    Përgjigju
  • tani: 01/03/2024 04:14

    ke te drejte adriatik....vetem hiq ate gruan e bogdanit dhe une te hap voten...

    Përgjigju
  • Linda: 29/02/2024 19:30

    Ne politiken shqiptare partit e vogla jane nje e mire dhe nje shpres e madhe per te ardhmen, respekt per zotin Llapaj! Krijimi i federates nga nje grup politikanesh kaq te cuditshem eshte nje hic qe nuk te sjell asgje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit

Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit