‘Federatë’ pa Bashën, nënkryetari i PD tregon vijat ndarëse: S’ka bashkim me ata që sulmojnë SHBA dhe SPAK! Ja kushti për votat e amnistisë penale

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku në një interviste për Report Tv ka komentuar Federatën e pjesshme të opozitës, pa grupin e Bashës, Shpëtim Idrizin e Dashamir Shehi. Çollaku tha se PD është e hapur për t’u bashkuar aspo bashkëpunuar me çdo parti që bën opozitë me Ramën, por kanë disa vija ndarëse.

Mbështetja e pakushtëzuar ndaj SPAK, ruajtja e marrëdhënieve me aleatët si SHBA dhe figurat e pakorruptuara, Çollaku thotë se janë tre parimet që PD nuk i shkel.

“Historia e koalicioneve nuk është një histori e re në Shqipëri. Është në të drejtën e tyre të bashkohen, i përshëndes dhe u uroj suksese kolegëve që zgjedhin një rrugë alternative me tonën për të kontribuar. Ne jemi të hapur dhe të gatshëm për tu bashkuar me çdo front që bën opozitë me Ramën, por jemi të qartë në parimet. Qëndrime që i kemi bërë publike, marrëdhënie të pakushtëzuar me aleatët, SHBA, jemi në mbështetje të SPAK pa asnjë hezitim. Ne jemi të kujdesshëm të paraqesim figura që janë të painfektuara nga procese korruptive. Edhe nëse nuk bashkohemi, mund të koordinojmë punën. Dallimet janë pika të politikës parimore”, tha Çollaku për Report Tv.

Çollaku tregoi për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, se shumë shpejt do prezantojën programin për zgjedhjet e 2025 dhe listën e 140 kandidatëve për deputetë.

“Me synim për të bashkuar bazën, jemi në fazën përfundimtare të këtij procesi. Menjëherë do fillojmë dy procese, hapja e fushatës për 2025, do jenë prezantimi i programit të PD dhe shpallja e 140 kandidatëve që do përfaqësojnë PD si deputetë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Çollaku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Amnistia penale të enjten në Kuvend, Çollaku: Ja kushti i vetëm për bashkimin e votave me PS

 

Në seancën plenare të ditës së enjte pritet që të kalohet për votim amnistia penale, e cila kërkon 84 vota për t’u miratuar. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv thotë se votat e PD do jepen vetëm në këmbim që përfitues të jenë edhe protestuesit e PD përgjatë 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2020.

“Ne kemi deklaruar dhe qëndrojmë deri në fund se ne do të kushtëzojmë votën me amnistinë të plotë të çdo protestuesi të PD në 12 vjet opozitë. Njerëzit janë penalizuar nga mazhoranca, janë vënë nën akuzë, janë nëpër gjyqe. Vota jonë do jetë e kushtëzuar në çlirimin e plotë të protestuesve të PD. Vota jonë do përdoret për të lehtësuar opozitarët. Nëse s’do çlirohen deri te demokrati i fundit vota ynë s’ka për të qenë”, tha Çollaku për Report Tv.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pena: 19/02/2024 16:06

    Merrni parasysh, sipas Collakut nenkryetar, edhe protestuesit e dites SE neserme!!! Kesaj I thone te kriminilazosh me korespondence per politiken e dites te nje partie me moral cope- cope!

    Përgjigju
  • mergimtari: 19/02/2024 15:02

    Te protestosh nuk eshte krim.Protesta eshte e drejte kushtetuse dhe njerezore.Kur gjate protestes kalon ne krim duke djegur e shkateruar pronen private apo shoqerore,ligji nuk duhet te te jap te drejte dhe duhet te ndeshkohesh.Keto lloj kompromisesh jane ne dem te shtetit ligjor.

    Përgjigju
  • beni: 19/02/2024 14:58

    mbajeni dhe pa collukun se sa te mbaroj mandati, analist do vije te ju lutet me nejt aty

    Përgjigju
  • agron ceka: 19/02/2024 14:11

    Kishit prituar benit dhe ca protesta dhe pastaj e miratonit ligjin. Qe te perfshiheshin dhe keta protestuesit neser apo ne ditet ne vijim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani