Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PS: Të enjten në Kuvend! Kalojmë edhe amnistinë penale, diskutime me opozitën për 84 votat

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot paradite nën drejtimin e Bledi Çuçit, ku në fokus të diskutimeve ka qenë axhenda e javës në Kuvend. Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, kreu i grupit tha se në seancën e ditës së enjte, 22 shkurt, pritet të kalojë për votim marrëveshja me Italinë për emigrantët, si edhe amnistia penale.

Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë, ndërsa në Kuvend kërkohen vetëm 71 vota. Kështu që mjaftojnë vetëm votat e socialistëve në parlament që t’i hapin rrugë nisjes së punimeve për ndërtimin e një qendre pritjeje në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në Gjadër të Lezhës për emigrantët azilkërkues në Itali.

Protokolli i nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni më 6 nëntor pret vetëm ratifikimin nga deputetët shqiptarë, ndërsa në vendin fqinj gjithçka tashmë është e kryer me votën përfundimtare po të senatit italian 4 ditë më parë.

Amnistia penale
Sa i takon amnistisë penale, pritet që Komisioni i Ligjeve ta kalojë të martën dhe më pas të dërgohet në Kuvend për votim. Ashtu siç është bërë me dije edhe më parë, Çuçi ka theksuar se janë në diskutime me opozitën për të bërë të mundur mbledhjen e 84 votave.

"Projektligjin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon për ta kaluar të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshme për miratim", deklaroi Çuçi.

Amnistia penale ka mbetur ‘peng’ që nga muaji dhjetor, ndërsa Kuvendi pritet t’i japë dritën jeshile pas diskutimit me grupin e PD, të cilët pritet që të japin votat e tyre në këmbim që përfitues të jenë edhe protestuesit e PD përgjatë 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2020. Në seancës e së enjtes, pritet që të kalojë edhe marrëveshja për programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore, si edhe projektligji për Zonat e Mbrojtura.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi gjithashtu prezencë të deputetëve në seancë në mënyrë që projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës të miratohen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Marrëveshja me Italinë pritet të kalojë të enjten në Kuvend, Tabaku: “Skandal! Çuçi di se kur zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

 

Partia Socialiste bëri me dije se në seancën e radhës plenare pritet të kalojë për votim marrëveshja me Italinë për emigrantët.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, kreu i grupit të PS-së Bledi Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës. Pikërisht në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Ajo e cilëson skandaloze faktin që Bledi Çuçi di se kur zbardhen vendimet e gjykatës. 

“Më duket skandaloze që kryetari i Grupit të PS di se kur do të zbardhet vendimet Gjykatës Kushtetuese. Është e pa tolerueshme dhe e pa konceptueshme në ndarjen e pushteteve dhe në drejtësinë që ne duam dhe po ngremë që kryetari i grupit të PS të thotë se do të zbardhet për pak ditë vendimi. 

Këtë shtet e mbajnë ligjet, procedura dhe institucionet. Nëse bien parimet, bien shtyllat që kontrollojnë edhe balancën e pushtete dhe ruajnë parlamentin që të mos bëhet zgjatim i qeverisë, atëherë ndodhemi në një moment shumë të rrezikshëm”, tha Tabaku. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 19/02/2024 15:46

    Jorida Sude Tabaku( Turdiu) dosja e SPAKUT hapet ne 2024 bashkautores ne vjedhjet kolosale Berisha+ Basha+ Metaj vazhdon me intrigat e saj dhe beson se do tja arrij po ne fund turpi dhe skandalet qe mundohet ti veshin si faj te te tjeret do tju ngelin ne dere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!