Federbet: Skënderbeu nën  akuzë 
për trukim për herë të 4 brenda vitit

Federbet: Skënderbeu nën  akuzë <br />për trukim për herë të 4 brenda vitit
Kompania e monitorimit, lëvizjes së koefiçentëve dhe hetimit të ndeshjeve të futbollit “Federbet” ka njollosur suksesin e ekipit të Skënderbeut në Europa League.

Për herë të katërt kompania e njohur ka lëshuar raportin e radhës ku hedh dyshime për trukimin e ndeshjes së Skënderbeut përballë ekipit të Lokomotivës së Moskës, e cila u zhvillua në Elbasan mbrëmjen e së enjtes dhe përfundoi me rezultatin e thellë 0-3 për miqtë, por ajo që tërhoqi vëmendjen nuk ishte humbja e thellë, por mënyra se si dhe kur erdhi.

Në qendër të kësaj hetimit të kompanisë këtë radhë janë vënë golat e shënuar nga ekipi rus në minutat e fundit, ku sipas saj janë vënë re luhatje të mëdha në koefiçentët e ndeshjes pas minutës se 77′.

“Skënderbeu godet sërish. Për të katërtën herë brenda këtij sezoni, skuadra shqiptare sërish protagoniste e dyshuar për manipulimin e ndeshjes.

Në minutën e 77′ koefiçenti që do të kishte edhe dy gola ishte 1.75, ku duheshin edhe pak minuta nga përfundimi i ndeshjes. Për më tepër në minutën e 87′ kur ndeshja vazhdonte të ishte 0­-1, koefiçenti që do të kishte edhe një tjetër gol ishte 1.6 duke ngritur dyshimet në lidhje me këtë çështje pasi duheshin edhe vetëm 3 minuta për të përfunduar loja.

Ne denoncojmë për të katërtën herë në këtë edicion ekipin e Skënderbeut pasi dyshojmë se ka bërë ndeshje të trukuara këtë sezon”, mbyllej deklarata e “Federbet” përmes sekretarit të Përgjithshëm Francesco Baranca.

Kompania i mbështet dyshimet e saj në dy golat e fundit që Skënderbeu pësoi në minutën e 89′ dhe 90′. Më parë Skënderbeu këtë edicion është akuzuar përmes raporteve nga Federbet edhe për ndeshjet e Crusaders, Dinamo e Zagrebit dhe për Sportingun e Lisbonës.

Drejtuesit e ekipit të Skënderbeut tre raportet e para i kanë hedhur poshtë duke i cilësuar si të pabazuara në prova dhe fakte dhe kërcënuan kompaninë se nëse do të hiqte fjalën dyshime nga raporti do të përfundonin në gjyq. Ndërsa për raportin e publikuar gjatë ditës së shtunë ende nuk ka asnjë reagim. 

Faksimile e raportit të Federbet për Skënderbeun
federbet

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën