Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini do të vizitojë Kosovën në fund të muajit mars.

Burime brenda institucioneve të Kosovës kanë bërë me dije se Mogherini do ta vizitojë Prishtinën më 25 mars.

Nuk dihet ende agjenda e qëndrimit të saj, por një prej çështjeve që do të diskutohen e konfirmoi më herët gjatë fjalimit në Kuvend edhe kryeministri, Isa Mustafa, i cili tha se do ta shtrojnë çështjen e të pagjeturve në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së.

Kështu kanë raportuar mediat kosovare në lidhje me vizitën e Mogherinit për në fund të muajit mars.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)