Është tashmë zyrtare dhe e vërtetë. Çifti simpatik i këngëtarëve Big Basta dhe Vesa Luma janë të fejuar.
Burime të afërta me çiftin bëjnë të ditur për THASH&THEM, se dy artistët janë fejuar javën që lamë pas në Prishtinë, në një ceremoni të ngushtë dhe private.
Big Basta ka shkuar në Kosovë së bashku me prindërit e tij, ndërsa Vesa ka pasur të pranishëm vetëm rrethin e saj familjar.
Çifti e bëri publike lidhjen e tyre dy-vjeçare vetëm në muajin korrik të këtij viti, muaj që përkon edhe me lançimin e albumit “Radio&Club” të reperit shqiptar.
Ndërkaq mësohet se Big Basta do të marrë pjesë në edicionin e këtij viti të “Këngës Magjike” së bashku me Enca Haxhia, ndërsa Vesa është duke punuar për albumin e saj të ri.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com