Fejohet Reme Lala, deputetja e
re e Dibrës/Detajet e ceremonisë

Fejohet Reme Lala, deputetja e<br />re e Dibrës/Detajet e ceremonisë
Pak muaj më parë ishte e panjohur.
 
Ndërsa pas zgjedhjes deputete në Qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 25 qershorit, Reme Lala është shndërruar padyshim në personazh.
 
Deputetja e PDIU-së ka vendosur të fejohet, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj disavjeçare me njeriun e zemrës.
 
Shqiptarja.com ka mësuar se ceremonia është zhvilluar në prani të një numri të madh të ftuarish, ku krahas të afërmve, kanë marrë pjesë edhe njerëz nga bota e politikës, medias dhe biznesnit. 

Reme Lala, 22- vjeçe është studente e Financës, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.
 
Në zgjedhjet e 25- qershorit ajo ia doli të merrte mbi 12 mijë vota, aq sa i duheshin PDIU-së për të marrë një mandat në Dibër.

Ajo do të bëjë betimin në Kuvendin e Shqipërisë javën e parë të shtatorit, kur edhe do të nisë legjislatura e re parlamentare. 
reme lala
(Deputetja e re e Dibrës, Reme Lala)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'