TIRANE - Me Saliun dhe Nokën, me Burgajt e Kuliçajt që drejtojnë Policinë e Shtetit, për sa kohë pushteti shtrëngon duart me krimin për përfitime të paligjshme në kurriz të sigurisë të qytetarëve, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të njohin kurrë as rend e as siguri, pavarësisht sesa e ashpërsojmë legjislacionin dhe dënimet. Kështu ka deklaruar sot, deputetja socialiste Ermonela Felaj.
Në një deklaratë për shtyp lidhur me çështjen e rendit dhe sigurisë në vend, Felaj sqaroi atë pjesë të programit të PS-së që fliste për këtë: “Në 300 ditët e para ne do ta rivëmë policinë e shtetit në krye të detyrës dhe Shqipëria do të shohë me sytë e saj një Polici të rilindur”, - tha ajo. “Me riorganizim rrënjësor të Policisë së Shtetit dhe të gjitha forcave të sigurisë, me rritje të trajtimit financiar për Policinë shqiptare, do e çlirojmë atë nga Kupola e Policisë, nga Burgajt e Kuliçajt që e kanë tradhtuar Policinë e Shtetit dhe i kanë lënë qytetarët të pambrojtur përpara revanshit të krimit.
Do të themelojmë Byronë Kombëtare të Hetimit, do të rishikojmë gradat dhe do të garantojmë rekrutim shembullor. Shqiptarëve nuk do t'u duhet të armatosen për të mbrojtur pronën, shtëpinë, jetën e tyre. Sepse shqiptarët do të kenë përkrah Qeverinë e Rilindjes dhe programin e saj.
Në vitin 2005 statistikat evidentonin 8250 krime në vit”- përfundoi deputetja e PS-së. –“Sot, pas 8 vjetësh me Saliun Kryeministër, shënohen 20 688 krime në vit. Pra, vit pas viti, që kur Saliu erdhi në pushtet progresioni i rritjes të kriminalitetit është mesatarisht 1500 krime në vit”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com