Felaj në “A1 Report”: Nuk janë
mbajtur shënime në librin e Gjadrit

Felaj në “A1 Report”: Nuk janë<br />mbajtur shënime në librin e Gjadrit
TIRANE- Kryetarit e Komisionit Parlamentar Hetimor, Ermonela Felaj, thotë se një fakt që dëshmon veprimtarinë kriminale nga ish-qeveria demokratike për trafikun e drogës është fshirja e shënimeve nga librat e shërbimit të truprojës, si dhe duke u mbyllur gojën dëshmitarëve okularë. Këtë e ka shprehur Felaj në studion e “A1 Report”, duke shpjeguar edhe analizën e prezantuar ditën e sotme në Komisionin Hetimor.
 
“Ky komision e mbylli veprimtarinë e tij me raportin. Komisioni është me përbërje të dy palëve për të zbardhur faktet dhe rrethanat për akuzat që janë bërë publike për transportin e lëndë narkotike nga FA. Puna ka qenë intensive, opozita ka qenë dakord me listën e institucioneve që duhet t’u drejtoheshim. Vendimi është marrë me unanimitet. Komisioni nuk i është kundërvënë Kkushtetutës në asnjë moment, nuk kemi dalë nga kompetencat hetimore. Kemi vendosur që dokumentacioni t’i dërgohet Prokurorisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar me të njëjtin objekt që jemi duket hetuar edhe ne. Nuk publikuam asnjë dokument që mund të klasifikohet sekret, publikuam analizën tonë. U munduan që të ruanim anonimatin, analiza ka qenë e shtrirë në kohë. Nga verifikimet e kryera zbuluam një deklaratë të policisë kriminale në policinë ushtarake në tetor të 2012. Një ish-punonjës në Gjadër në tetor dhe në nëntor 2012 ka parë një avion sportiv të ngarkohej me pako të mbështjella me natriban. Dëshmia është e provueshme nga të gjithë, dëshmitari thotë se ka parë disa avionë në Gjadër. Avioni në Gjadër ka hyrë në 2009 dhe ka fluturuar deri në mars 2013. Dy avionë të lehtë, njëri ka hyrë në Maj 2009 tjetri në dhjetor 2012.

Nga kërkimet tona online dhe rastësisht kemi parë në një gazetë që ka një intervistë që provon se deri në 2012 ka pasur fluturime në Gjadër dhe në Divjakë. Shteti ka qenë i dizinteresuar nga kjo histori. “Albcontrol” nuk ka asnjë të dhënë për këta avionë që kanë fluturuar më 2009- mars 2013. Për një periudhë të gjatë kohe nuk janë mbajtur shënime në librin e shënimeve nga personeli ruajtës i bazës ushtarake në Gjadër”, tha Felaj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit