Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijës 3-vjeçar në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës, nga kujdestarja e këtij institucioni, 44-vjeçarja Dafina Fama.
“Ka një deklaratë të mëparshme të Ministrisë, e cila kërkon largimin nga puna të Drejtoreshës së këtij institucioni, i cili është në varësi të Bashkisë së Durrësit”, u shpreh sot Klosi, pas inagurimit të zyrës së re të pensioneve në zonën e Kombinatit, në kryeqytet.
Ministri bëri me dije se deri më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, pritet të publikohet ligji për mbrojtjen e fëmijëve.
“Ne tashmë po zhvillojmë një fushatë të madhe që quhet “Unë mbroj fëmijët”, një fushatë e cila përfshin të gjithë sistemin e përkujdesit social që ne ofrojmë për fëmijët. Gjithashtu ne jemi në punë e sipër për Ligjin e ri për mbrojtjen e fëmijëve, të cilin do ta publikojmë deri në 1 Qershor”, tha Klosi.
Ndërsa, vendosjen e kamerave brenda ambienteve ku edukohen fëmijët, ai tha se përbën shkelje të hapur për të drejtat e fëmijëve: Dua të përgjigjem për një kërkesë që vjen për vendosjen e kamerave brenda ambienteve të këtyre institucioneve të përkujdesit, e cila është e pamundur nga ana jonë, pasi është në shkelje të hapur me të drejtat e fëmijëve, të cilët për më tepër, janë fëmijë që vijnë nga komunitete të vështira dhe me problematika të mëdha.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com