Fëmija i parë në Itali për vitin 2021 është shqiptar

Fëmija i parë në Itali për vitin 2021 është shqiptar

Nëna shqiptare me fëmijën e porsalindur në Itali

Alessandro është i linduri i parë i vitit 2021 në Itali, i cili është bir i një çifti shqiptar nga Dibra. Fëmija lindi vetëm një sekondë pasi kishte shënuar ora 12:00 e natës duke u bërë kështu fëmija i parë në Itali për vitin 2021. Bebi lindi me peshë 4 kg dhe 100 gram dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një intervistë për Tgcom24, nëna e re, Emanuela tha se ishte mjaft e emocionuar për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë.

 "Ishim shumë të lumtur dhe mjekët, madje ne ngritëm një dolli të gjithë së bashku. Unë, babi Maksim dhe vëllai i tij 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur për ardhjen në jetë të Alessandro. Mezi presim të shkojmë në shtëpi", tha nëna e re.

Ndërsa në Shqipëri kanë qenë dy vajza që kanë lindur të parat, vetëm 1 minutë pas mesnate. 2 prej vogëlusheve janë vajzat me emrin Ajla dhe Meri, të sjella në jetë në maternitetin "Koço Gliozheni" dhe "Mbretëresha Geraldinë".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rocky: 03/01/2021 06:45

    Femijet e emigrantve nuk jane shqiptar mblidheni mendjen ju ai eshte nje kapitull qe nuk zevendesohet me ata qe iken krijuan familje atje dhe nuk kan lidhje sigurisht me Shqiperine

    Përgjigju
  • Roza: 02/01/2021 15:36

    OMG! Edhe ketu politike? Bejeni Shqiperine o shqiptare, harroni politiken, punoni pa politike, donit kapitalizem, pranoni pabarazine kapitaliste, gjeni menyrat Te mbijetoni e mos mbani duart kryq e vetem bla bla bla.

    Përgjigju
  • Simon: 02/01/2021 10:07

    Sot qe vendosin te tjeret per te, po neser kur te rritet a do doje te jete Shqipetar?

    Përgjigju
    • luli: 02/01/2021 11:31

      Me kete kaste politike qe kemi Me kete sistem drejtesie Me kete sistem arsimi Me ligjin e xhungles qe funksionon ketu qe prej vitit 1990. ky femije qe i uroj jete te gjate e u rritete kimetli ka te drejte qe te zgjedhe te mos sete shqiptar.

    • Eri: 02/01/2021 11:22

      Femijet qe lindin jashte rriten dhe mesojne ne shkolla me programe te tjera.Prinderit nuk kane kohe tu mesojne shume nga historia dhe kultura shqiptare sepse kane hallet e punes dhe te jeteses.Politikanet shqiptare nuk punuan per ndertimin e vendit qe emigracioni te ishte i perkohshem ne vitet e para te ndryshimit te sistemit.Per ta formuar brezin e ri te shendetshem duhen shkollat.Arsimi ne shqipri eshte per toke me mesuesit qe paguajne per vendin e punes dhe drejtorat qe i vendos partia.Fati i kombit tone eshte i pashprese me mafiozat ne politike.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen