Troket Viti i Ri 2021! Fishekzjarre në të gjitha qytetet! Në Tiranë dhe në rrethe mbizotëron heshtja në rrugë! Qytetarët festojnë në shtëpi! Report Tv dhe Shqiptarja.com ju uron gëzuar

Troket Viti i Ri 2021. Në ndryshim nga vitet e tjera, këto festa u zhvilluan në një situatë aspak të zakontë në një moment ku e gjithë bota po përballet me armikun e padukshëm COVID-19.

Por kjo nuk i ka ndaluar aspak që atmosferën festive, qytetarët ta sjellin në shtëpitë e tyre. Rrugët e qyteteve ishin të boshatisura, kjo për shkak dhe të masave të marra nga qeveria për ndalimin e lëvizjes pas orës 20:30.

Në sheshe dhe në rrugë kishte vetëm forca policie të cilët patrullonin. Bashkitë e qyteteve organizuan spektaklin e fishekzjarreve që nuk mungon në asnjë Vit të Ri.

Në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj organizoi një koncert me muzikë të cilin e transmetoi online në faqen e tij në Facebook, dhe disa minuta pasi kaloi mesnata, në çdo njësi administrative të kryeqytetit u hodhën fishekzjarre.

I njëjti organizim u bë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë ku bashkitë kishin organizuar spektaklet e fishekzjarreve. Qytetarët i ndoqën ato nga dritaret dhe ballkonet e shtëpive të tyre.

Të shumta kanë qenë dhe urimet nga politikanët të cilët përmes postimeve në rrjete sociale uruan të gjithë qytetarët për festën e Vitit të Ri.

Me këtë atmosferë festive, shqiptarët lanë pas një vit me sfida të mëdha, duke filluar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe më pas pandemia. Shumë persona kanë humbur familjarët e tyre, ndërsa shumë të tjerë nuk mundën të ishin pranë tyre gjatë kësaj mbrëmje festive.

Me shpresën se do të vijë një vit më i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, stafi i REPORT TV dhe SHQIPTARJA.COM ju uron GËZUAR VITIN E RI 2021.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:59
Çudira në Elbasan/ Qytetarët hedhin fishekzjarre nga makina e tyre (VIDEO)

Në natën e ndërrimit të viteve nuk kanë munguar dhe çudirat. Disa persona të cilët udhëtonin me një makinë në rrugët e qytetit të Elbasanit hidhnin fishekzjarre nga automjeti, ku shumë prej tyre shpërthenin edhe në afërsi të rrugës.

Ora 01:40
Fishekzjarre në Lezhë, disa qytetarë presin Vitin e Ri në sheshe! 'Sfidojnë' masat anti-COVID (VIDEO)

Ndërrimi i viteve në Lezhë ëstë pritur me fishekzjarre të shumta dhe lëndë të tjera plasëse. Në pamundësi për të festuar në rrugë dhe sheshe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe masave kufizuese që ndalojnë lëvizjen, qytetarët i kanë hedhur lëndët plasëse nga ballkonet e banesave të tyre.

Por nuk munguan dhe ato pak qytetar të cilët sfiduan masat kufizuese dhe e pritën Vitin e Ri në sheshin “Gjergj Kastrioti”. Gjithashtu dhe Bashkia Lezhës ka bërë hedhjen e fishekzjarreve në mënyrë të organizuar nga kalaja e mesjetare e qytetit, duke ju dhënë mundësi qytetarëve që ta shishojnë magjinë e tyre nga banesat. Ndërrimi i viteve është monitoruar nga forcat policore të cilët kanë patrulluar në zona të ndryshme të qytetit për zbatueshmërinë e masave anti-COVID.

Ora 01:25
Viti i Ri 2021 në Sarandë, fishekzjarret ndriçojnë qiellin e qytetit për disa minuta (VIDEO)

Viti i Ri 2021 u prit me fishekzjarre në qytetin e Sarandës. Për pak minuta ato ndriçuan qiellin e qytetit bregdetar teksa qytetarët i ndoqën nga shtëpitë e tyre.

Ora 01:22
Viti 2021 në Lushnje/ Nuk kishte organizim nga bashkia, qytetarët hedhin fishekzjarre (VIDEO)

Lushnje rrugët bosh dhe fishekzjarre spontane nga qytetarët. Asnjë organizim nga pushteti vendor. Ruhet ora e ndalim qarkulimit vetëm policia ndodhet nëpër rrugë.

Ora 01:19
Fishekzjarre në Kukës, grupe të rinjsh mblidhen në shesh (VIDEO)

Kukës, ndërrimi i viteve, kuksianët fishekzjarre nga ballkonet e shtëpive, ndërrimin e viteve e pritën në familjet  e tyre, në momentin e ndërrimit të viteve në shëtitoren dhe sheshin e qytetit dolën grupe të vogla të rinjsh për të parë fishekzjarret.

Ata qëndruan për pak minuta dhe u futën në banesat e tyre edhe nga këshillimi i policisë të cilat janë gatishmëri për mbarëvajten e festës por edhe zbatimin e orës policore, lëvizje të pakta pati edhe të mjeteve, për shkak të pandemisë.

Në ndryshim nga vitet e tjera, nuk pati hedhje të fishekzjareve në shesh ku viti i ri në Kukës nisi edhe pa borë, jo e zakontë për qytetin verior.

Ora 01:19
Qytetarët e Fierit festojnë në shtëpi, bashkia organizon spektakël me fishekzjarre (VIDEO)

Qytetarët e Fierit kanë festuar këtë vit ndryshe nga herët e tjera. Rrugët e qytetit janë të boshatisura teksa bashkia e këtij qyteti ka organizuar një spektakël fishekzjarresh.

Ora 01:03
Ndërrimi i vitit në Berat, hidhen fishkzjarre nga kalaja (VIDEO)

Ndërrimi i viteve në Berat është pritur me fishekzjarre të shumta nga banorët e qytetit. Në shesh nuk ka pasur asnjë qytetar për të hedhur fishekzjarre, në terren ishte policia e cila nuk do lejonte asnjë qytetar që të dilte në shesh për tu grumbulluar.

Ndërsa bashkia e Beratit kishte organizuar hedhjet e fishekzjarreve nga tabja e kalasë. Të gjithë familjarët i kanë hedhur fishekzjarret nga banesat e tyre duke evituar daljet dhe grumbullimet në shesh.

Ora 00:43
Viti i Ri në Gjirokastër pritet me fishekzjarre (VIDEO)

Edhe në qytetin e Gjirokastrës, Viti i Ri 2021 është pritur me fishekzjarre. Këtë vit kanë qenë të pakta teksa qytetarët i kanë ndjekur nga shtëpitë e tyre.

Ora 00:30
Vogëlushet me emrin Ajla dhe Meri, lindin bebet e para për vitin 2021! Brenda 10 minutash lindën 3 fëmijë

shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5fee5ff3edd06femije.jpg" style="height:474px; width:780px" />

Kanë lindur bebet e para për Vitin e Ri 2021. Fëmijët kanë lindur vetëm 1 minutë pas mesnate dhe 2 prej vogëlusheve janë vajzat me emrin Ajla dhe Meri.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën thotë se janë në maternitetin "Koço Gliozheni" dhe "Mbretëresha Geraldinë".

 

Ora 00:26
Viti i Ri troket me spektakël fishekzjarresh në Korçë (VIDEO)

Edhe në qytetin e Korçës, ndërrimi i viteve është pritur me një spektakël fishekzjarresh. Sheshet e qytetit janë të boshatisura teksa qytetarët e ndjekin nga dritaret e shtëpive të tyre.

Ora 00:22
Durrës/ Qielli ndriçohet nga fishekzjarret me rastin e ndërrimit të viteve (VIDEO)

Për disa minuta, qielli i Durrësit është ndriçuar nga spektakli i fishekzjarreve me rastin e ndërrimit të viteve.

Ora 00:17
Viti i Ri në Elbasan, qytetarët ndjekin spektaklin e fishekzjarreve nga dritaret e shtëpive (VIDEO)

Elbasani mirëpret vitin 2021 këtë vit pa qytetarë në shesh, spektaklin e fishekzjarreve qytetarët e kanë ndjekur në dritaret dhe ballkonet e tyre, në fund një stuhi shiu pushtoi Elbasanin duke rënë dhe breshër.

Ora 00:12
Vlora pret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh (VIDEO)

Mes një spektakli fishekzjarresh, qytetarët e Vlorës kanë pritur hyrjen e Vitit të Ri 2021.

Ora 00:06
Viti i Ri, spektakël fishekzjarresh në qytetin e Shkodrës (VIDEO)

Viti i Ri është pritur me spektakël fishekzjarresh në qytetin e Shkodrës.

Ora 00:03
Spektakël fishekzjarresh në Tiranë dhe në rrethe (VIDEO-FOTO)

Bashkitë e qyteteve të Shqipërisë kanë organizuar spektakël me fishekzjarre për natën e ndërrimit të viteve.

Në ndryshim nga vitet e tjera, në Tiranë, spektakli i fishekzjarreve është organizuar në çdo njësi administrative në kryeqytet dhe jo vetëm në qendër.

Ora 00:02
Report Tv dhe Shqiptarja.com ju uron gëzuar Vitin e Ri 2021

shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5fee730a268fb78.jpg" style="height:502px; width:780px" />

Stafi i Report Tv dhe Shqiptarja.com ju uron gëzuar Vitin e Ri 2021, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja.

Ora 23:36
Bashkia e Tiranës organizon koncert online për festat e fundvitit

1609454299_koncert.jpgshqiptarja.com//uploads/780x440/1609454299_koncert.jpg" />

Në ndryshim nga vitet e tjera, këtë herë nuk ka asnjë organizim në sheshin Skënderbej për shkak të masave kufizuese.

Por Bashkia e Tiranës ka organizuar një festë e cila u transmetua online. Disa këngëtarë kanë performuar në një skenë të improvizuar në sheshin 'Nënë Tereza'.

( Kliko këtu) për VIDEO

Ora 23:16
Viti i Ri në shtëpi, rrugët e Elbasanit bosh! Qytetarët festojnë pranë familjeve

1609453129_elbasan.jpgshqiptarja.com//uploads/780x440/1609453129_elbasan.jpg" />
Këto janë pamjet që ofrojnë rrugët e Elbasanit ku momentalisht nuk ka asnjë lëvizje për shkak të kufizimeve për parandalimin e koronavirusit.

Qytetarët e Elbasanit kanë zgjedhur që këtë Vit të Ri ta kalojnë pranë familjeve të tyre. Në orën 00:00, Bashkia e Elbasanit ka organizuar një spektakël me fishekzjarre.

Ora 23:09
Heshtja mbizotëron në rrugët e Tiranës, atmosfera festive vetëm në shtëpi (VIDEO)

Kur na ndajnë më pak se një orë nga ndërrimi i viteve, rrugët e Tiranës janë totalisht të boshatisura. Qytetarët kanë zgjedhur që festën e fundvitit ta kalojnë në shtëpi duke respektuar kështu dhe masat e vendosura nga qeveria për kufizimin e lëvizjeve.

Edhe qendra e Tiranës e cila është një nga më të populluarat, tashmë është bosh ku nga pamjet e siguruara nuk ka asnjë qytetar.

1609452993_Screenshot3.jpgshqiptarja.com//uploads/780x440/1609452993_Screenshot3.jpg" />

 

 

Ora 21:51
Korça e boshatisur për fundvit, qytetarët festojnë Vitin e Ri në shtëpi

1609447905_korce.jpgshqiptarja.com//uploads/780x440/1609447905_korce.jpg" />

Si asnjëherë më parë ky fundvit e ka gjetur Korçën të boshatisur gjithandej. Qytetarët duket se kanë vendosur të respektojnë kufizimet duke festuar 2021 në shtëpi me familjarët e tyre.

Restorantet dhe lokalet janë mbyllur pas orës 20:30 dhe të gjitha rrugët e sheshet janë të zbrazëta.

Ora 21:27
Ndërrimi i viteve, qytetarët e Durrësit festojnë në shtëpi! Respektojnë orën policore

1609446494_durres.jpgshqiptarja.com//uploads/780x440/1609446494_durres.jpg" />

Edhe në qytetin bregdetar të Durrësit, qytetarët respektojnë masat kufizuese. Rrugët janë të boshatisur teksa qytetarët po festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/01/2021 02:32

    Gezuar 2021! Te gjithe shqiptareve kudo qe jane ju urojme shendet,paqe dhe mbaresi !Ju gezofte zemra perhere sebashku me familjet ,miqte,te afermit e te dashurit tuaj.

    Përgjigju
  • Happy new year: 01/01/2021 01:53

    GEZUAR 2021!! Qofte nje vit i SUKSESHEM me LUMTURI dhe SHENDET per te gjithe SHQIPTARET!! RROFTE SHQIPERIA & SHQIPTARIA !!! GEZUAR Redaksia ((SHQIPTARJA.com)) SUKSESE!!!

    Përgjigju
  • Emigrant: 01/01/2021 00:16

    Gëzuar SHQIPËRIA IME E BUKUR! 2021 QOFTË NJË VIT I MBARË PËR TY!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja