“Të parin do ta bëjmë djalë”, është kënga e grupit “Djemtë e Vjosës” që shkaktoi mjaft debat nëpër rrjete sociale për shkak të një sekuence në videoklip ku shfaqej një djalë i vogël i zhveshur. Kjo pjesë e klipit shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale, pasi shumë e cilësuan të papranueshme skenën që shfaqej në videoklip ku madje themeluesi i grupit Alket Zaimi e prek fëmijën tek organet gjenitale. Vetë Zaimi, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, u shpreh se ajo pjesë e klipi në fakt është një rit i vendit tonë dhe këtu nuk asgjë për tu kundërshtuar.
Ky është një rit shqiptar. Ai është një motiv që ne e përdorim shumë. A kemi synetllik në Shqipëri? A janë myslimanë? A bëhet ky adet? Ne në labëri e kemi ndryshe. E shikojmë fëmijën si trashëgimtar. Unë e kam shprehjen "Të parin do ta bëjmë djalë", sepse duhet të mbahet mbiemri dhe e kemi pak si krenari. Por duke thënë edhe pjesën që vajza është e dashur, sepse themi që djali duhet për mbiemër, vajza për dashurinë prindërore. Unë e përshëndes atë që e miraton këtë situatë.Është një bestytni që ne e përdorim , nuk ka lidhje. Ti mos e lër fëmijën tënd lakuriq në plazh, pse e lë? Ti bën një djalë, kur të duhet ta lash do marrësh infermiere? Ai është një fëmijë. Për mua është dashuri prindërore ajo që kam bërë. Dhe sinqerisht e përshëndes, unë e dua atë fëmijë. E dua me dashurinë më të madhe në botë. Nuk e shoh me atë syrin që dale çfarë bëre ti.
Alket Zaimi, këngëtar
Gjatë bisedës Alketi tregoi edhe një episod ku kishte debatuar me një gazetare, e cila e kritikonte këtë veprim , pasi vetë ajo kishte të postuar një fotografi në rrjetet sociale ku qëndronet shumë afër me vajzën e saj.
Një nga ato gazetaret shkruante, ç'është kjo, jo po inçest. Ajo kishte një fotografi me vajzën e vet shumë afër, buzë më buzë. Mirë kjo e jotja është dashuri prindërore, pse kjo e imja është inçest?
Alket Zaimi, këngëtar
Nga studio e Rreze Dielli, Alket Zaimi ka kërkuar që media të jetë më shumë kritike ndaj videoklipeve të këngëtareve që dalin pothuajse zhveshur.
Ju lutem juve gazetarëve mundohuni të kritikoni atë pjesë të këngëtarëve që dalin nëpër klipe zhveshur.
Alket Zaimi, këngëtar