Ai është 10 vjeç por peshon 192 kg. Arya Permana është fëmija më i shëndoshë në botë dhe në një vakt ai ha ushqim sa për dy vetë. Prindërit po përpiqen ta vendosin në dietë pasi rrezikon të vdesë.

Arya i cili jeton në një provincë perëndimore të Indonezisë ka lënë shkollën dhe e ka shumë të vështirë të ecë.  Mamaja e tij thotë se ai është gjithmonë i uritur.

Tashmë prindërit e kanë vendosur në dietë dhe ai duhet të hajë vetëm oriz.