Atentati me 2 viktima dhe një të plagosur në Vlorë për pak sa nuk i ka marrë jetën dhe një fëmijë 9-vjeçar i cili kishte dalë në trotuarin e lagjes për të luajtur si çdo pasdite.
 
Ajo çka ka mbetur nga i mituri është biçikleta e tij të cilën e ka braktisur sapo kanë nisur krismat e para.
 
Fatmirësisht i mituri s’ka marrë lëndime nga kjo ngjarje ndërsa është terrorizuar teksa ka parë personin që qëllonte me armë drejt verandës së lokalit “Hotel Vlora” në sheshin e Flamurit.
 
Në këtë atentat viktimë ka mbetur pronari i lokalit biznesmeni Enver Hyseni njëherazi pronar dhe i "Vlora Channel" dhe Roland Saliu kreu i OSHEE Vlorë.

biciklete

bicikleta
  Biçikleta e të miturit 2 metra larg vendit të atentatit ku humbi jetën Roland Saliu

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com