Krateri gjigand që hapi shpërthimi atje ku dikur ishte fabrika e demontimit te armëve, tani është i rrethuar dhe zonë e ndaluar, po kështu edhe dhjetra hektarë tokë janë të rrethuar dhe zonë e ndaluar për t’u futur. Asnjë civil nuk mund të hyjë veç ushtarëve shqiptarë dhe specialistët ekspertë që punojnë për ta pastruar zonën nga predhat e paplasura. Oficerët e ushtrisë nuk të lenë të kalosh nëse tenton të hysh në zonën e infektuar, pasi ekziston mundësia e shpërthimeve të reja të predhave brenda territorit të rrethuar.
Ndërkohë, gra, burra dhe fëmijë çdo ditë, pas orës 16.00 futen në territorin që është vetëm pak metra larg kraterit vdekjeprurës. Ata kërkojnë të mbledhin metalin e mbetur pas shpërthimit dhe ta shesin atë për skrap, për të mbijetuar në kushtet e mungesës së mjeteve të mjaftueshme financiare.
Gazetarët e “Fiks Fare” janë futur bashkë me banorët në zonën e ndaluar për civilët dhe marrin djegore të paplasura, të cilat gjenden nga fëmijët e më pas çmontohen prej tyre për t’u shitur për skrap. Pastrimi i kraterit po vijon tashme me faqen e kodrës, ndërkohë që bashkë me specialsitët e kompanisë që është kontraktuar për pastrimin e zonës, punojnë edhe vetë banorët.
“Fiks fare” solli fakte dje nga sakrifica e këtyre banorëve, të cilët për të siguruar shumë pak lekë rrezikojnë bashkë me fëmijët e tyre dhe gërmojnë në zonën e rrezikut.
Çdo ditë, sapo specialistët e huaj, që merren me pastrimin dhe rehabilitimin e zonës së Gërdecit, lënë punën në zonën e rrethuar hyjnë rreth 70 banorë, burra, gra e fëmijë, të cilët me kazma e lopata gërmojnë për të gjetur copa metalesh.
Sapo punonjësit e ministrisë së Mbrotjes panë gazetarët e “Fisk Fare” që u afruan në zonën e kraterit, i kthyen mbrapsh, duke u treguar për rrezikun e madh që u kanoset nga municionet e paplasura.
Një banor i zonës na tregoi për rrugën që ndjekin çdo ditë fshatarët që kërkojnë skrap. Në kodër gjetëm fëmijë të vegjël, të cilët gërmonin bashkë me prindërit e tyre për të gjetur predha të plasura, apo gëzhoja.
Një vajzë 9-vjeçare nga Vora, e cila është vetëm në klasën e tretë, vjen çdo ditë në zonën e kraterit bashkë me mamanë e saj dhe kushërirën. Pas mësimit, ajo gërmon në zonën e papastruar nga specialistët e ministrisë së Mbrojtjes, për të gjetur copa bakri apo bronzi, të cilat më pas i shesin. Ajo na jep në djegore të paplasur. Na tregon sesi duhet ta mbajmë dhe të tregohemi të kujdesshëm, pasi djegorja mund të shpërthejë.
Ka nga ata banorë që dikur kanë punuar në fabrikën e demontimit dhe dinë sesi duhet të veprojnë kur gjejnë predha të paplasura. Pak metra më larg, një grup grash gërmojnë me kazma tokën. Ato kanë mbledhur disa djegore të paplasura. Këto djegore ndodhen në zonën që nuk është pastruar nga specialistët, tregojnë banorët. Tregojnë se e kanë pastuar vetë, duke mbledhur skrapin. Ata nuk frikësohen nga djegore te paplasura që gjejnë në sipërfaqe.
Këto predha dhe djegore përmbajnë shumë bakër dhe bronz. Sipas tyre, arrijnë të shesin një kilograme copa metalesh bakri për 200 apo 300 lekë, ndërsa bronzi kushton më shumë, 800 lekë/kg. Shperthimi i fabrikës së çmontimit te armatimeve në Gërdec katër vjet më parë mbuloi me predha një zoneë prej 100 kilometrash katrore.
Reagimi i specialistit
Specialisti i kontaktuar nga Fiks fare, ish-shef i artilerisë së brigadës nr.144 në Sukth, zoti Kosta Pashko sapo shikon djegoren e gjetur nga gazetarët e Fiks fare në zonën e Gërdecit, thotë me siguri që “99% është një diegore luftarake, është e kalibrit të topave 85, 76mm ose e obuzëve 122 mm“.
Sipas tij, kjo djegore është e rrezikshme nëse gjendet në ambjente të hapura, dmth jashtë depove të armatimit. Nëse shpërthen, shpërthimi është vdekjeprurës. Sipas tij, nëse kjo djegore goditet me gurë nga fëmijët, apo me çekanë, përlcet.
“Rrezikshmëria e saj është që vret në një rreze 25 metrash nëse shpërthen. Si specialist më vjen turp kur shikoj këto lloj armësh jashtë ambjenteve të papërshtatshme”, shton zoti Pashko.
Bisedat e gazetarëve të “Fiks Fare” me punonjësit e ushtrisë në Gërdec
Fiksi:- Eshtë e pastruar e gjitha kjo?
Roja:- Jo, jo akoma. Vazhdojnë punimet. Vazhdon punimi...ja (tregon me gisht)
Fiksi:- Gërmojnë, pastrojnë apo hedhin dhe vetëm?
Roja:- Po, pastrojnë tashi...Punojnë me eskavator. Unë ju fola një çikë jashtë asaj...Se ne na frikëson edhe ajo puna e Fiksit... Vetëm kur ta shikoj veten në tv.
Ushtari - Nga keni hyrë njëherë?
Fiksi:- Aman, të lutem!
Ushtari - Se është dhe zonë e infektuar. Eshtë zonë e shpërthimit, Gërdecit.
Fiksi o pra, e dinim që është kjo.
Ushtari -Duhet të kthehemi urgjentisht prapa bashkë. Nuk lejohet këtu është zonë e rrezikshme, zonë e infektuar.
Fiksi - Po pse nuk është pastruar akoma?
Ushtari- Absolutisht, vazghdon pastrimi, është në procedura, shiko si pastrohet, po gërmohet një metër thellë. Rrezja e veprimit është kodër më kodër.
Fiksi:- Po ajo pjesa....
Ushtari - Kodër, kodër, kodër...diametër. Kompania angleze ka marrë urdhër nga shteti jonë, që të bëhet pastrimi i vendit nga mbeturinat e plasjeve.
Fiksi:- Po.
Ushtari - E predhave, nga mbeturinat e predhave, për arsye se janë burim rreziku.
Fiksi o, por çfarë shkakton?
Ushtari - Ka arsye. Të predhave të plasura, ka dhe djegore që janë të paplasura, se janë si puna e granatës.
Fiksi:-A plasin nga granatat?
Ushtari -Po, ato nuk vetshpërthejnë, por po ti ngacmojnë fshatarët, njerëzit, mund të bejnë shpërthim. Tani është pastruar 90%, 10% vazhdon procedura.
Fiksi:- Eshtë aktiv?
Ushatri - Pastaj fondet, ti e di si lëvrohen...
Fiksi:- Këtu ka pasur probleme me fondet që u shty punimi?
Ushtari -Patjetër...
Fiksi o ti nuk ke frikë që punon?
Ushtari -Po tashi...
Gazetarët e Fiks fare gjejnë banorët që gërmojnë në zonën e infektuar
Banore: - Këtu është bukur se është ajër i pastër, por ç’e do që janë predhat.
Fiksi:-Janë predhat? Pse ka akoma këtu ë?
Banore:- Uuuu!
Fiksi:- Nuk ke frikë?
Banore:- Po çfarë të bëjmë? Duhet me punu, duhet me shku në shkollë.
Fiksi: - Keni shumë orë që punoni, se sot është dhe e diel?
Banore:- Në drekë kemi ardh.
Fiksi:- Predhë e paplasur?! S'ka frikë fare... Shiko si e hedh?!
Banore:- Nuk të gjen gjë me e shty kshu jo, veç po i re me kazëm, iku plasi krejt.
Fiksi:- Po ju ç’a klase jeni?
Banore:- Në vit të parë.
Banore:- Dëgjo, mos e le në diell se plas ajo.
Banore:- Aty sipër ka pas shumë bakër.
Banore:- Sytë të djeg dhe të vret, mund të vdesësh dhe nga ajo.
Fiksi o s'ka ndodh ndonje incident këto ditët e fundit?
Banore:- Ka patur si jo...
Fiksi:- Po ka plagosur ndonjë?
Banore:- Jo, jo, e shpëtoi ai burri.
Fiksi:- A shitet më shtrejntë këtu bronxi?
Banore:- Për zotin bakrin e merr këtu ti, por s'ta jep njeri.
Fiksi:- Pse?
Banore:- Vetëm copa predhash të japin.
Banore:-Aq e rrezikshme është sa....shih sa ujë ka
Banore:- Aty ka plot djegore edhe këtu plotë djegore është. Aty ka plas.
Fiksi -Sa vjeçe je ti?
Fëmija - Nëntë.
fiksi -Po ti?
Banore - Në klasë të tretë.
Fiksi - 200-300 lekë (të vjetra) është kilja?
Banore - 350( të vjetra)
fikis - bakri është 2000 lekë(të vjetra)?
Banore- 8000 lekë
Fiksi - Bronzi?
Banore - 3500lekë bronzi
Banore- Pashë fiksin, ku e pat ajo atë kamer thashë? S'ka nga ta fusi. Më tha një shoqe e fut knej..
Fiksi - kjo zona e pastruar,e kontrolluar?
Banoret - po, po.
Banorët- I kena pastru ne.
Fiksi - aaa, i keni pastru ju thashe se..
Fëmija- Ajo është e plasur.
Fiksi - Edhe kjo e paplasur është? (tregon nje djegore)
Fëmija - Është e hapur.
Fiski - Një, dy tre katër pesë gjashtë shtatë tetë nëntë dhjetë (numëron djegoret e paplasura) yyyy kushedi sa ka andej. Po pse s’e kanë pastruar akoma këta këtë?