As qarkullimi i nënvarianteve të reja të Omicron, BA1 dhe Ba2 të konfirmuara tashmë në vendin tonë nuk po i bind qytetarët për vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç. Mjekja e qendrës shëndetësore nr 10, Xhentiljana Nazaj thotë se ka interes të ulët për injektimin e dozës së parë tek të miturit.

Apelit të ekspertëve për dozën përforcuese sipas mjekes Nazaj, po i përgjigjen kryesisht të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Për bindjen e skeptikëve ndaj vaksinës tashmë në çdo qendër shëndetësore ka dhe një kordinator që këshillon pacientët.

"Vetëm në qendrën shëndetësore nr. 10 çdo ditë kryhen 75-80 vaksina. Deri më tani janë rreth 1.3 milion qytetarë me dozë të parë të vaksinës, rreth 1.2 milion edhe me dozën e dytë dhe mbi 270 mijë qytetarë i kanë marrë të tria dozat", shprehet mjekja.

Nga dozat e vaksinës anti-COVID janë kryer:

1.282.785             me dozë të parë

1.220.014             me dozë të dytë

270.676                me dozë të tretë

2.773.475             vaksinime gjithsej