Edhe në kohët më të vështira panorama e një mëngjesi brenda një familjeje shqiptare ka reflektuar harmoni dhe buzëqeshje. Por ky i sotmi nuk është një nga ato mëngjese.
Vetëm sot jemi njohur me rastin e dy prindërve të dhunuar nga fëmijët e tyre. Një nënë në Korçë dhe një baba në Fier janë zgjuar sot me shenjat e dhunës në trup dhe brengën e një familjeje të dështuar në shpirt. Shpëtim Nazari, 27 vjeç është arrestuar nga policia e Korçës në banesën e tij pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij 56 vjeçare ndërkohë që Erion Xhafa, 35 vjeç nga Fieri është arrestuar se ka dhunuar babain e tij 65-vjeçar.
Çfarë po ndodh me familjen shqiptare vallë? Ku janë ata fëmijët e varfër, të veshur keq, që ndihmojnë prindërit ta kenë jetën më të lehtë dhe në fund të ditës shkojnë për të fjetur të lodhur por të mbushur me dashuri nga një përqafim?
Intensiteti i jetës ka dhenë shenjat e veta negative edhe në marrëdhënien më të çmuar prind-fëmijë. Për këtë nuk dihet se ku mund ta drejtojmë gishtin, jo për të fajësuar por për të bërë të gjithë ne diçka në të mirë të familjes dhe shoqërisë në tërësi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com