Fëmijët e Harun Çelik kërkuan ndihmë për babanë e tyre me anë të një video: Ju lutem, mos e çoni atë në Turqi!

Mediat turke kanë publikuar detaje të reja rreth 42-vjeçarit Harun Çelik i cili u dëbua dy ditë më parë drejt Turqisë pasi kreu dënimin në Shqipëri për falsifikim dokumentesh. 'Turkey 7/24' ka publikuar edhe një video ku thuhet se janë fëmijët e Harun Çelik të cilët bëjnë apel që babanë e tyre të mos e çojnë në Turqi pasi atje do ta humbasin. Videoja sipas mediave turke është shpërndarë në rrjetet sociale ndërsa fëmijët dëgjohen teksa thonë:

“Nëse e çoni në Turqi, ai do të arrestohet dhe ne do ta humbasim atë. Ju lutem, mos e çoni atë në Turqi. Ne jemi 4 fëmijë që mund të humbasin babain tonë. Ju lutemi, ndihmojeni babain tonë”.

Fillimisht në video flet nëna e fëmijëve, e cila në anglisht kërkon që mos t’ja kthéjnë burrin në Turqi. Më pas apélin e të ëmës e përsërisin edhe fëmijët, gjithashtu në anglisht. 

“Në 2016 erdhëm në Kasakistan, në 2019 burri im tentoi të shkonte në Kanada nga Kosova. Atje u arrestua. Nëse e sjellin në Turqi do ta arrestojnë dhe do ta humbasin. Ju lutem mos e sillni në Turqi. Kemi 4 fëmijë ata nuk mund ta humbasin babain e tyre,”-thotë gruaja e Harun.

Ndërsa fëmijët përsërisin: Ju lutem! Ju lutem ndihmojeni babain tonë.

Ndërkohë media turke 'Turkey 7/24'  shkruan se 42 vjeçari akuzohet nga Turqia si pjesë e organizatës 'FETO' pasi ka pasur të shkarkuar aplikacionin “By Lock”, një rrjet komunikimi. Këtë aplikacion i cili është përdorur nga 200-300 mijë persona, gjykata e përdor si “faj” dhe të gjithë personat që e kanë përdorur, sipas gjykatës duhen hetuar.

42-vjeçari u kap 5 muaj më parë në Rinas me dokumente false  dhe pasi vuajti dënimin që mbaroi me 1 Janar ai në zbatim të ligjit për të huajt u vendos të dëbohej.  Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe vendimin e  gjyqtares, Shefkie Demiraj e cila ka shqipëruar dënimin për Harun Çelik i cili duke përfituar nga  pranimi i gjykimit të shkurtuar ka marrë dënim me 8 muaj e 20 ditë burgim. Ai ka përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ndërsa fillimisht është dënuar me 13 muaj burg. Vujatja e dënimit për të ka vijuar që në momentin e arrestimit më 8 korrik të 2019.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm