Ekstradimi i mësuesit turk, Hajdari: Shkelje të të drejtave të njeriut dhe Konventës së Këshillit të Europës për Ekstradimin

Ekstradimi i mësuesit turk, Hajdari: Shkelje të të drejtave të njeriut dhe Konventës së Këshillit të Europës për Ekstradimin

Rudina Hajdari

Ekstradimi i mësuesit turk Harun Celik drejt Turqisë ka sjellë reagime të shumta nga politikanët shqiptarë.

Ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale, kryetarja e grupit së opozitës parlamentare Rudina Hajdari shkruan se ekstradimi i shtetasit turk pa një vendim gjyqsor, dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën e tij, përbën shkelje të të drejtave të njeriut, dhe Konventës së Këshillit të Europës për Ekstradimin.

Sipas Hajdarit institucionet përkatëse duhet të marrin masa për zhvillimin e plotë të një procesi të rregullt ligjor për subjektin dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut.

"Me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik, pa një vendim gjyqësor dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën dhe trajtimin e tij, gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut, ligjeve në fuqi të RSh, Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin.
Institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor për subjektin dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut
", ka shkruar Hajdari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK