Në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, fëmijë të shkollave po zhvillojnë orë mësimore në natyrë. 

E tillë është një orë mjedisore e nxënësve të shkollës “Myredin Bashalli” në Liqenin e Pogradecit.

Kryeministri Edi Rama publikoi një video të fëmijëve të angazhuar në aktivitete edukative, të cilët krijojnë “rrjetën e jetës”, frymëzuar nga biodiversiteti i liqenit. 

Në këtë mënyrë të rinjtë kanë mundësinë për t'u njohur me natyrën dhe për të kuptuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.