Fëmijët e të pushkatuarit
Abdyl Sharra në Bunk’Art 2

Fëmijët e të pushkatuarit<br />Abdyl Sharra në Bunk’Art 2
Fëmijët e Abdyl Sharrës, njërit prej intelektualëve më të njohur shqiptarë, që u pushkatua nga diktatura në vitin 1947 me grupin e ashtuquajtur “sabotatorët e kënetës së Maliqit” kanë vizituar këtë të martë Bunk’Art 2.
 
I biri Kel Sharra, vajza Artemisa Sharra Rustemi dhe mbesa Anna Sharra janë emocionuar duke parë fotografinë e tij në këtë muze.

“Hyrja e bunkerit është një gjë që më duket e madhërishme sepse janë të gjithë personat të cilët janë ekzekutuar gjatë kësaj periudhe të egër diktatoriale. Ndjenja e tij e atdhedashurisë për të vënë në shërbim dijet e tij të cilat i përfitoi nga studimet që bëri, nga aftësitë e tij intelektuale t’i vinte në shërbim të vendit. Nuk iu dha kjo mundësi sepse iu pre përgjysmë jeta rinia. Më ka lënë babai në moshën 3 vjeç e gjysmë, motrën time Zanën e ka lënë më të vogël, 2 vjeç e gjysmë. Gjithë këto vuajtjet që hoqëm ne, i vuajti më tepër mamaja jonë. E shoqja e Abdyl Sarrës dhe e bija e Halil Beshirit, një nga familjet e mesme tregtare të qytetit të Durrësit dhe të Tiranës u detyrua të fshijë me fshesë nëpër rrugët e qytetit të Durrësit”, shprehet Kel Sharra.

“Vinte me të vërtetë nga familje patriotësh të Sharrajve të Vlorës që shtëpia e tij ishte bërë strehë kur ngriti flamurin Ismail Qemali. Enveri nuk e vlerësoi as si familje dhe as si njeri. Për ne ky muzeum i ka dhënë një vlerë shumë të madhe”, thotë Artemisa Sarra Rustemi

 Abdyl Sharra u pushkatua pas një Gjyqi të madh që u zhvillua me bujë në nëntorin e 1946-s, ku të akuzuarit u quajtën “grupi i sabotatorëve të kënetës së Maliqit”.
Fëmijët e tij rrëfejnë tragjedinë e ekzekutimit të të atit që i la më moshë shumë të vogël.
 
Abdyl Sharra u pushkatua në moshën 35 vjeçe së bashku me  Kujtim Beqirin, Ku bashkë me këtë grup u dënuan me vdekje edhe Andrea Mano, Zyraka Mano, Eugjen Skutari e Mirush Përmeti, ndërsa tetë vetë të tjerë që punuan me ta u dënuan me burgime të rënda. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull