Fëmijët i ‘notojnë’ në para, Armand Duka paguan punonjësit e pularisë me 5 mijë lekë në muaj, vetë 20 vjet pa pagë në FSHF, si e ktheu futbollin në biznes të familjes 

Fëmijët i ‘notojnë’ në para, Armand Duka paguan punonjësit e pularisë me 5 mijë lekë në muaj, vetë 20 vjet pa pagë në FSHF, si e ktheu futbollin në biznes të familjes 

Armand Duka dhe 2 fëmijët e tij

Që pas rënies së regjimit komunist vështirë të gjendet një personazh tjetër që është akuzuar me fakte dhe prova konkrete sa Armand Duka, për një sagë aferash korrupive, shtrirë në një hark kohor prej dy dekadash. Sot nën verifikim nga të paktën pesë prokurori, Armand Duka mund të jetë përfshirë edhe në evazion masiv fiskal me kompanitë e tij familjare, të cilat i ka gërshetuar me Federatën Shqiptare të Futbollit, që drejton prej 20 vitesh. Në prill të vitit 2021, të paktën 29 punonjës të kompanisë së pularisë A.I.B.A. të Armand Dukës, rezultojnë me pagë nën 30 mijë lekë në muaj, që është edhe paga minimale e vendosur me ligj që në janar të 2021.

Teksa fëmijët e Armand Dukës ‘notojnë’ në para dhe luks nga Tirana në Londër, shfaqen mes tymit të shishave dhe makinave luksoze, punonjës të kompanisë së pularisë së tij paguhen edhe me 5 mijë lekë në muaj, ndërsa nuk mungojnë as punonjës të deklaruar pa pagë fare. Ndërkaq, 182 punonjës të tjerë të pularisë së Armand Dukës rezultojnë me pagë 30 mijë lekë në muaj, duke ngritur dyshime të forta se një pjesën të rrogës e marrin në të zezë.

Dyshimet për evazion masiv fiskal thellohen nisur nga fakti që vetë Armand Duka figuron me një pagë prej 40 mijë lekë në muaj si ekonomist tek kompania e tij e pularisë në Durrës, “A.I.B.A. Kompani”. Duka nuk ka marr dhe nuk merr pagë si kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi me sa duket nuk ka nevojë për rrogë, për shkak të përdorimit të FSHF dhe futbollit për bizneset e tij familjare.

Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se FSHF me në krye Dukën ka kontraktuar vetëm DIGITALB duke i dhënë drejtën e transmetimit të ndeshjeve zyrtare, në një kohë kur Duka është aksioner tek DIGITALB, me anë të kompanisë së pularisë A.I.B.A. FSHF me në krye Dukën ka kontraktuar AMA Caffee për sponsorizimin, në një kohë kur Duka është aksioner tek AMA Caffee. Pra, Duka e ka kthyer FSHF-në një biznes të familjes.

Ndërkaq, rrugën e Dukës duket se e kanë ndjekur edhe klubet e futbollit, të cilët ngjajnë si një lavatriçe gjigante pastrimi parash. Shumica e futbollistëve në Shqipëri, përfshirë edhe ata profesionistë, pjesë e skuadrave në Superiore, rezultojnë me pagë 30 mijë lekë në muaj, një shifër kjo jo vetëm qesharake, por diskredituese për qeverinë e futbollit. Një numër i madhe lojtarësh kanë vetëm emrat, por nuk figurojnë me pagë.

Autoritetit të Konkurrencës ka nxjerrë në pah edhe miliona euro të ardhura të FSHF-së, para të cilat nuk dihet se ku dhe si kanë përfunduar. FSHF ka të ardhura mbi 5 milionë euro në vit, ndërsa klubeve u jep vetëm 600 mijë euro. Dhe shifra 5 milionë euro është vetëm një pjesë e të ardhurave të konstatuar. Nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë.

Të ardhurat e FSHF ndahen në dy kategori; të ardhura të ligjshme nga UEFA, qeveria shqiptare, FIFA, shitja e biletave, shitja e të drejtave televizive, reklamat etj., si dhe të ardhurat e paligjshme nga shitja e ndeshjeve dhe loja me bastet. Të ardhurat e paligjshme, nisur nga akuzat sistematike të autoriteteve ndërkombëtare të futbollit dhe ndëshkimet, besohet se janë shumë herë më të larta se sa të ardhurat e ligjshme. Vetëm në organet hetimore shqiptare janë referuar nga autoritetet ndërkombëtare mbi 100 çështje dhe sinjalizime për shitje ndeshjeve nga kupola e FSHF-së.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KKARROQ KASAP REXHEP BULE LEKA [ kepi ]: 02/02/2022 14:34

    O Shqiptar kto tipa metitoni tipa si Armando Duka që ju a ngul pa fund. Vllai vet Agron Duka politikan i madh i madh shum që bythën ta run. Ça me prit nga ky shtet firaun që Dukēn nuk e lun se üortofolin ju a fryn e Duka ngelet Prefesor me kastravec në dor e futbollit ja rras e ja plas e shum mir ja bon kur asnji llogari si kërkon. Simbas kokës vihet festja ta gëzoni Duk HAJVONIN.

    Përgjigju
  • Niku: 31/01/2022 19:33

    Nfund te fundit ky koklopa eshte aksjoner ne disa bisnese bashke me tvllain dhe ja man xhepi me i plotsu lukset atij bullarit vogel, por problemi qendron se sa fmije te llastuar zyrtaresh, deputetesh, gjykatesish, bullare dhe kuçka bejne tnjejten jete te ktij?? Me qindra. Pse se filloni nga goca Niko peleshit qe vetem me thonj edhe estetiste si del rroga ete jatit?? Apo nga klyshi Erzen Breçanit qe la gjysmake gocen e huj?? Apo si interesojne redaktorit pugliez, sepse nfund tfundit interesi i sulmit politik ne krah te qeverise per te kap nai cope kocke qendron mbi interesin qytetar??

    Përgjigju
    • A. N.: 31/01/2022 23:19

      Nuk i bien qeverise sepse jane te njeanshem

  • Fshatare: 31/01/2022 13:43

    Pse si e prisni ju ti jetojne femijet, ky dhe famija e tij kane bere biznes fuqishem qe ne 1990. Mentalitet komunistash, sju vjen turp. Merruni me postin qe pse ta mbaje me, por jo pse ka lek.

    Përgjigju
    • XXX: 31/01/2022 15:54

      Te meren me leket e ktij qe cke me ate pune, se i ka ber me korrupsion e vjedhje. Jo vetem te meren por tja sekuestrojne.

  • Armando Mullari: 31/01/2022 12:36

    Ky dhe femijet i paska si mullar të dy si vajza dhe djali kokë e bythë njësh...

    Përgjigju
  • Ops: 31/01/2022 11:25

    Super media

    Përgjigju
  • Daku: 31/01/2022 11:12

    Derrkuci i Vogel Çufo i armando dukes trup katror kom byth qaf kok ! Bon qejf me leket e babit nga neshjet e trukuara dhe evazionet fiskale SPAK ta shikoj njeher Derrkucin ÇUFO

    Përgjigju
  • Albania: 31/01/2022 10:35

    Po shqiptaret e 2 prillit,e fooltoreve dhe patronazhistet,se paskan ditur? Inteligjent ky tipi apo SHOQERI E SEMURE PRO HAJDUTLLEKUT? E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA......HAHAHAHA

    Përgjigju
  • Lol: 31/01/2022 09:25

    Pse kto fakte i publikoni vetem tani?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar