Pas bërjes publike në media të rastit të çiftit të të moshuarve L.M dhe F.M nga Korça, të cilët u nxorën jashtë shtëpisë nga fëmijët dhe mbetën në rrugë të pastrehë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sistemuar brenda ditës, me procedurë të përshpejtuar të moshuarit e braktisur në qendrën Polivalente në Poliçan.
Ministria bën me dije se duke e konsideruar si emergjencë këtë rast, nëpërmjet strukturave të shërbimit social shtetëror, ka bërë të mundur sistemimin e çiftit të të moshuarve në Poliçan.
Ndërkohë, MSH sqaron se po kryhen procedurat për plotësimin e dokumentacionit për vendosjen përfundimtare në institucionet publike rezidenciale të dy të moshuarve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Ministrja Manastirliu shprehu angazhimin për përfundimin sa më të shpejtë të procedurave, ndërkohë që të moshuarit janë strehuar menjëherë në qendrën publike të Poliçanit.
Komente
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)