TIRANË, 28 Nëntor/ATSH/.- Fëmijët kinezë kanë ururar shqiptarët për festën e Flamurit, falë mësueses së tyre shqiptare, Eda Peshku, që është mësuese e gjuhës angleze në Kinë.
Peshku është nga Shqipëria, por jeton dhe punon në Kinë. Nxënësit e klasës ku jep mësim Peshku janë veshur kuq e zi.
Në komentet në rrjetin social facebook, Peshku shkruan se u ka shpjeguar nxënësve të saj për festën e Flamurit dhe Ismail Qemalin. Ndërkohë që miqtë e saj në Facebook e përgëzojnë mësuesen shqiptare për realizimin e kësaj fotoje./k.s/











