Protestat e dhunshme në Tiranë, të cilat kanë prekur jo vetëm institucionet por dhe bankat e bizneset rrezikojnë të shoqërohen nga pasoja afatgjata në ekonomi. Për Report Tv, eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, thotë se një situatë e tillë nuk duhet të ndodhte, dhe nëse ajo zgjat, “mund të sjellë një spirale të rrezikshme, pastaj jo vetëm për ekonominë dhe politikën, por për të gjithë vendin”.

Ai shprehet se “kjo është një revoltë shumë e rrezikshme, që fëmijët, do ta kenë pasojë për gjithë jetën e tyre”.

Danaj i quan po aq të rrezikshme dhe sulmet ndaj bankave, ndërsa shpjegon se zgjatja e kësaj gjendjeje mund të stepë investitorët e huaj apo dhe institucionet që mbështesin Shqipërinë me projekte.

Apeli i Danajt është që “sot më shumë se kurrë, kërkohet maturi”

Zoti Danaj, për gati një javë Tirana tashmë, por jo vetëm, dhe disa qytete të tjera kanë rënë prej disa sulmeve të dhunshme, ku me dhjetra biznese janë dëmtuar. Ende nuk ka një bilanc të saktë, por përtej shifrave, çfarë pasojash mund të ketë si tani, si në afatmesëm, por edhe në afatgjatë një situatë e tillë për ekonominë shqiptare?

Gjithmonë këto lloj situatash, këto lloj revoltash ose më saktë aktet vandale që ndodhin në çdo vend normal, në çdo vend që në një moment është në një qetësi normale dhe automatikisht pa e kuptuar kalon në një situatë në “lufte”, krijon pasigurira. Pasigurirat janë te bizneset, pasigurirat janë te qytetarët, pasigurirat janë te investitorët e mundshëm, pasigurira gjithashtu kanë edhe turistët tanë. Nuk është e lehtë sot të përballesh me një luftë kur vështirësitë e tregut janë kaq të mëdha, ku kostot qoftë të produkteve që blen apo të gjithçkaje, të jetesës janë në nivele të larta dhe normalisht shkatërrimi i tyre do të dojë vite rekuperim, do të duan vite biznes të rekuperojnë qoftë edhe lëndën e parë, produktet që kanë, dëmtimin që u është bërë, por qoftë edhe atë fitimin e munguar. Mos të harrojmë që bizneset private sot janë në një situatë jo shumë të lehtë. Situata ekonomike globale gjithandej ka ndryshuar dhe gjithandej është bërë shumë e vështirë dhe Shqipëria nuk është në situatë më të mirë se vendet e tjera. Kjo që i ndodhi Shqipërisë këto gjashtë ditë nuk duhej të ndodhte. Kjo do të sjellw pasoja fatale mendoj të paktën për një, dy deri në tre vjeçar përsa i përket ekonomisw.

Domethënë do përballemi me ulje fitimesh, me falimentim biznesesh, me rënie ekonomike. Çfarë pasojash konkrete, ndoshta edhe tek xhepi i qytetarëve?

Nëse do stopohet me këtë ditën e sotme e gjithë kjo rivoltë, atëhere nuk besoj se mund të arrijmë deri në falimentimin e bizneseve. Por nëse kjo do të vazhdojë në ditët e ardhshme, sigurisht edhe falimentimi i bizneseve është i mundshëm. Sigurisht edhe qytetarët do të kenë, sepse i gjithë ky dëm që po bëhet do të paguhet vetë nga xhepat e qytetarëve. Mund të përballemi me një rritje të mundshme dhe të kostove të mëtejshme të jetesës, që për qytetarët do të jetë e papranueshme dhe kjo mund të sjelli një spirale të rrezikshme, pastaj jo vetëm për ekonominë dhe politikën, por për të gjithë vendin.

Mos të harrojmë që në këtë moment që Shqipëria ishte në majën më të lartë të saj të turizmit, perceptimi që kanë të huajt ose që krijojnë të huajt, tani në këtë moment për Shqipërinë është një perceptim pasigurie dhe destabiliteti. Nuk i duhet Shqipërisë destabiliteti ekonomik apo politik, qoftë.

Prandaj është shumë e nevojshme që të kuptohet, në këndvështrimin tim, nga të gjitha palët një qetësim absolut e i menjëhershëm dhe një paqe për të mirën e vendit. Ne kemi një historik të 97ës.

Paqe nga protestuesit, paqe nga palët politike që duket se asnjëra nuk po bën pas, apo një paqe politike ndoshta?

Këtu duhet paqe, e thashë nga të gjitha anët, sigurisht nga protestuesit. Po protestuesit në këndvështrimin tim janë të nxitur nga dikush dhe nga diçka. Dhe pikërisht këta që nxisin rininë shqiptare, këta që nxisin këtë brez që nuk është përballur ndonjëherë me vështirësi, si për shembull të 97-ës. Nëse do vazhdojmë kështu, rrezikojmë të kthejmë një ‘97 të dytë. Po ky brez nuk e di çfarë është hequr në ato vite. Nuk e di çfarë çfarë kanë hequr prindërit e tyre derisa të arrijnë sot.

Dhe sigurisht që dhe politika është kyçi kryesor i kësaj. Qoftë opozita që duhet të jetë ajo që duhet të qetësojë gjithë turmën dhe qoftë nga ana tjetër edhe qeveria duhet të ulet edhe të ketë një bashkëbisedim dhe një marrëveshje, pse jo dhe një pajtim. Por që të bëhet kjo duhet të ulen absolutisht gjakrat dhe duhet të mendohet ekonomikisht.

Sigurisht për jetën është baza, por dhe ekonomia se ekonomia pastaj, shkatërrimi i ekonomisë do vazhdojë t'i ketë të njëpasnjëshme këto situata që janë. Rrezikojmë e thashë që, të rrisim një brez që të mësohet me një situatë të tillë agresive, dhe ta çojë pastaj ta përshkallëzojë.

Kështu që ekonomia në këtë moment që ne flasim, në këto ditë që ne flasim është goditur. Ka fitime të humbura, ka biznese që u është ulur fitimi sepse konsumatorët janë të frikësuar të dalin nga nga shtëpitë e e tyre. Ka biznese që dëmtimet që u janë bërë, ato biznese aq të vogla, atyre po do u duhen vite, sepse me atë kanë mbajtur familjet, me atë kanë ushqyer fëmijët e tyre, por pse jo dhe bizneset e mëdha, vjedhjet dhe plaçkitjet që janë bërë dhe ato përsëri do dalin nga xhepa tanë. Kjo është një revoltë shumë e rrezikshme. Është një revoltë që fëmijët siç e thashë, do ta kenë pasojë për gjithë jetën e tyre. Duhet sot më shumë se kurrë të tregojmë maturi. Duhet sot më shumë se kurrë të tregojmë një këtë atë atdhedashuri që të gjithë po e kërkojmë.

Po zoti Dana, ju e thatë shpesh herë që ekonomia do e vuajë, biznesi i vogël më së shumti. Ka një dritare, le të themi, në Albania, e hapur nga qeveria tashmë, dëmi im. Çfarë kompensimi ose cila do të jetë ajo masë që ju mendoni se do t'i vijë më shpejt dhe më efektivisht në ndihmë biznesit të vogël?

Në radhë të parë biznesi duhet të deklarojë të gjitha dëmet që ka, t'i deklarojë te ky portal që qeveria ka shpallur dhe unë mendoj se qeveria gjënë kryesore duhet të rimbursojë biznesin privat. Absolutisht 100%. Edhe ata që nuk e kanë të siguruar biznesin duhet ta kenë një kompensim 100% sepse kjo nuk ka ardhur as për faj të biznesit, as për keqmenaxhim të biznesit. Kjo ka ardhur nga një situatë tashmë kombëtare. Është një situatë që nuk varet më nga biznesi, nga individi. Është një situatë që shteti tani duhet të dalë garant. Shteti tani duhet të garantojë biznesin privat, duhet të garantojë qytetarët dhe shteti duhet të garantojë pronën private.

Dhe si e tillë është përgjegjësi e shtetit që nëse nuk është në gjendje ose nuk ka qenë në gjendje ta garantojë në momentet e shkatërrimit atëhere duhet të hyjë ta dëmshpërblejë biznesin që është dëmtuar ose dhe institucionin që është dëmtuar ose dhe automjete, çdo pronë private që është dëmtuar është përgjegjësi e shtetit të rimburësojë dhe është përgjegjësia jonë si qytetarë të cilët do t'i pagojnë taksat e këtyre.

Zoti Danaj, po dëmtimin e sektorit financiar, kemi më shumë se afro, le të themi, 40 degë bankare që janë të dëmtuara. Çfarë do të thotë ekonomikisht cënimi i bankave, dëmtimi i bankave dhe vënia e flakes brenda ambienteve të bankave? Ç' rrezik kanos ekonomisë?

Ky është një veprim i rrezikshëm jo vetëm ekonomikisht, por edhe për perceptimin e individit, sepse po duket sikur bankat janë armiku kryesor i ekonomisë. Po kthehemi në atë luftën e klasave dhe dëmtimi i një banke sot ku qytetarët, një pjesë e mirë e tyre kanë të ardhurat e tyre, një pjesë e mirë e tyre kanë marrë edhe kredi, mund të krijojë probleme në të gjithë sistemin bankar, mund të ketë probleme me taksat e interesit që mund të rriten, mund të ketë një frenim të kredidhënies qoftë për këto shtëpitë që këta studentë po kërkojnë të blejnë, po qoftë edhe për bizneset që duan të investojnë. Mund të ndodhi ajo që ndodhi në Greqi, një kufizim i qarkullimit të lekut për një farë periudhe kohore. Pra, të gjitha këto është si pasojë e goditjes së sistemit bankar.

Nuk është armiku sistemi bankar. Dhe një gjë, nuk janë më lekët fizikisht nëpër banka që të shkojnë qytetarët i marrin.

Po për të qetësuar qytetarët, se ka pasur shumë qytetarë që i kemi parë në radhë nëpër bankomate të frikësuar se mund të humbasin, le të themi, lekët që kishin në llogari bankare, humbasin, rrezikohen?

Absolutisht. Absolutisht. Nuk asnjë depozitë e qytetarëve. Asnjë para që qytetarët kanë nëpër banka nuk mund të rrezikohet. E thashë që sot bankat janë të evoluara. Lekët e tyre tashmë nuk janë më fizikisht dhe banka nuk i mban në filial fizikisht. Lekët e qytetarëve tashmë janë në llogari edhe virtuale. Nuk kanë nevojë më qytetari të shkojë për të tërhequr lekët. Sidomos në këto ditë qytetari duhet të presi të qetësohet situata, pastaj të shkojë të vazhdojë rutinën e tij ditore siç e ka pasur para një jave para se të ndodhte e gjithë zhurma. Kështu që qytetarët duhet të qetësohen absolutisht vetëm a Ajo që mund të ndikojë goditja e bankës janë kostot që do ketë, janë kostot dhe është perceptimi dhe sigurisht që në këtë moment dhe bankat do jenë pak më të tkurrura në e thashë pak më parë në kredidhënien e tyre dhe në ndihmën ekonomike.

Zoti Danaj, pyetja e fundit për ta përmbledhur gjithë intervistën. Kemi parë protesta thuajse në shumë vende të Bashkimit Europian gati gati me të njëjtat nuanca si protestat e dhunshme në Shqipëri me situata thuajse edhe të ngjashme. Por bëhet fjalë për Francën, Italinë, Spanjën që kanë një ekonomi goxha më të zhvilluar se Shqipëria. A mendoni se kjo situatë e krijuar në Shqipëri, do të ketë ndikim në frenimin edhe të investitorëve të huaj për të ardhur në vendin tonë?

Ne duhet të shikojmë si do të vazhdojë ditët në vijim. Thashë nëse do të vazhdojë më tej se kaq sigurisht investitorët e huaj do të mendohen dy herë para se të vijnë të investojnë. Sigurisht që nëse kjo situatë do të vazhdojë të përkeqësohet jo vetëm investitorët por edhe shtetet e tjera që mund të kenë pasur Shqipërinë si fokus kryesor që ta favorizojnë në projekte të ndryshme ndërkombëtare apo në hyrje në Bashkimin Europian, do të frenohen pak, se duhet ta shikojnë këtë këtë këtë situatë do ta evoluojë.

Unë jam besimplot që shteti duhet të që do veprojë do veprojë për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe nuk është kjo e mirë e qytetarëve shqiptarë që po ndodh sot. Nuk e ndihmon kjo atë ndryshimin e sistemit. Të gjithë jemi dakort që ka nevojë për një ndryshim. Ka nevojë të ulet, ka nevojë qytetari të dëgjohet, por nuk është mënyra e duhur kjo. Kështu që dhe në Francë dhe në Itali dhe në Belgjikë gjithandej i gjithë ky, në thonjëza, nëse do ta quajmë revolucion, por që për mua nuk është revolucion. E gjithë kjo sigurisht që do ndikojë në një rishikim të gjithë situatës dhe mos të harrojmë kjo është një kjo vjen edhe si pasojë e një përqëndrimi të lartë ekonomik që ka pasur nëpër botë. Me  kalimin e Covidit ka pasur një përqëndrim në duart e shumë pak vetave të ekonomisë botërore dhe kjo ka sjellë atë që të plasi pakënaqësia.

Por nuk është kjo zgjidhja e duhur. Zgjidhja e duhur bëhet me qetësi dhe dhe të ulesh në bisedim, të thuhet qartë çfarë kërkohet. Dhe në këtë moment që ne jemi, të gjitha qeveritë janë të gatshme të dëgjojnë çdo të ri dhe çdo individ që do të shprehet.