Fëmijët, luftëtarët e vegjël të artit marcial 'Taekwondo' (VIDEO)

Vështirësia për të mbijetuar në kohët e lashta, i detyroi njerëzit të zhvillonin aftësitë vetjake për te luftuar për ushqimin e tyre dhe për t`u mbrojtur kundër armiqve te tyre, përfshire edhe kafshët e egra. Nga zbulimet e bëra ka rezultur se që në shekullin e 15 njerëzit filluan të ushtrojnë arte marciale, emër të cilin e kanë marrë nga Marsi, Zot i luftës.Një prej arteve marciale në të cilin ne jemi fokusuar, e që në të njëjtën kohë është përhapur mjaft edhe në vendin tonë është TAEKWON-DO.

Ky term, në gjuhën letrare Koreane është  arti i kombinimit të gjuajtjeve me këmbë në ajer dhe goditjeve me grushta duke vënë në funksion trurin.Nga Korea duket se ky art marcial ka shtegtuar në shumë vende, përfshirë edhe vendin tonë. Janë të shumtë të rriturit , por dhe fëmijët që kanë filluar ushtrimin e takwon-do. Një grup të tillë e gjejmë nën kujdesin e profesor Ervis Pashollari.

Në një stërvitje të zakonshme, janë të shumtë fëmijët që shprehen se e pëlqejnë shumë këtë art marcial, për arsye nga më të ndryshmet.Çdo levizje duhet të jetë në harmoni dhe ritëm në mënyrë që Taekwon-do të jetë estetikisht e bukur, dhe edhe pse shumë të vegjël në moshë, këta fëmijë arrijnë që të jenë në sinkron të plotë

Fëmijët gjatë një stërvitje Taekwondo

Në fillim është profesor Ervisi ai që demonstron lëvizjen dhe pastaj janë fëmijët që veprojnë njëlloj si ai duke u përpjekur të fitojnë sa më shumë pikë.Për fëmijët  ky sport është aq shumë e dashur sa disa e preferojnë më shumë se shkollën, gjë e cila bie ndesh me mendimin e profesorit të tyre

Ne këtu në palestrën tonë i mësojmë fëmijët që e para është shkolla dhe e dyta është Taekwondo, për të zënë kohën e lirë. Si sportiest ke një karrierë shumë të shkurtër. Kur kalon kohën 30 vjeç  nuk mund të jesh më sportiest, nuk mund të bësh më sport, ndërsa jeta vazhdon. Ne i frymëzojmë fëmijët që duhet të mësojnë në shkollë dhe pastaj në sport. Ne kemi disa rregulla që fëmijët së pari duhet të bëjnë mësimet dhe pastaj të vijë në palestër.

Ervis Pashollari, profesor i taekwondo-së

Përveç grupit të vogël, disa nga fëmijët kanë avancuar duke marrë më shumë rripa, një prej tyre është Gensar Beqo, i cili ka fituar rripin gjysmë të zi dhe tashmë ndihmon edhe më të vegjlit të ushtrohen.

Unë kam 5 vjet që kam filluar të ushtrohem me këtë sport dhe më pëlqen sepse më mëson të vetëmbrohem dhe më mban trupin në formë. Unë mendoj se do bëhem kampioni më i madh i Shqipërisë dhe Europës kur të rritem. Kam 5 vjet që stërvitem të marr rripin gjysëm të zi dhe ndihem shumë i kënaqur për këtë gjë e do vazhdoj të stërvitem që të marr grada akoma më të larta.  

Gensar Beqo, nxënës

Fëmijët në këtë sport mësohen me disiplinën dhe gjuhën koreane, duke përsëritur numrat nga 1 deri në 10. Ajo që të bën përshtypje është se fëmijët në këtë sport mund të vijnë të ushtrohen që fare të vegjël, ashtu si Leandro dhe Ema që e kanë filluar Taekwondonë që kur ishin 4 vjeç.

Për profesorin Ervis Pashollari, arsyet pse prindërit duhet të sjellin fëmijët e tyre në këtë art marcial janë të shumta

Sporti i Taekwondosë si çdo sport tjetër vë në lëvizje të gjithë muskujt e trupit, madje shkenca i ka konsideruar notin dhe artet marciale si ndër sportet më të mira sepse vënë të gjithë trupin në lëvizje. Në arte marciale në përgjithësi dhe në taekwondo në veçanti disiplina është e para. Së pari ne iu mësojmë fëmijëve disiplinën dhe më pas vazhdon ana teknike. Ne i mësojmë fëmijët që të jenë të disiplinuar jo vetëm këtu por edhe në shtëpi apo në shkollë.

Ervis Pashollari,  profesor i taekwondo-së

Profesori Ervis Pashollari gjatë një stërvitjeje Taekwondo

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës