Zbulimet e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit se për fëmijët jetimë në shtëpinë “Zyber Hallulli” ofrohej më pak ushqim, kyçën brenda godinës drejtuesit e institucionit që refuzuan t’i përgjigjen medias dhe shmangën përballjen me gazetarët përpara portës së Shtëpisë së Fëmijës.
“Pavarësisht se dyert janë të hapura, ky institucion duket se ka vendosur sot të mos pres as dhuruesit vullnetar”.
Lytfi dhe Kristina Elmasllari mëngjesin e kësaj të premteje kishin vendosur që disa rroba të përdorura t’i dhuronin për bashkëmoshatarët e fëmijëve të tyre, në shtëpinë “Zyber Hallulli”.
Me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë njohur përmes mediave, dhe teksa largohen pa mundur të bëjnë dhurimin, nuk ngurojnë të shprehin indinjatën.
“Janë trembur nga ju që i kërkoni intervista. E dëgjuam lajmin mbrëmë, skandal i madh!”
“Patjetër që është shumë e dhimbshme. Përveç dashurisë së prindërve që iu mungon , duhet t’u plotësohen shumë gjëra të tjera që të kenë kompensim.”
Report Tv tentoi të lidhet nëpërmjet një interviste apo bisedë telefonike dhe me drejtuesen e këtij institucioni për të dhënë një sqarim, por nuk na u përgjigj thirrjes sonë. Përgjigjen e vonuar e dhanë me një reagim në rrjetet sociale përmes Shërbimit Social Shtetëror duke theksuar se fëmijëve nuk u është cenuar sasia, cilësia dhe kaloritë ditore ushqimore.
Sipas reagimit, kuota individuale përllogaritur me numrin e përgjithshëm të fëmijëve përcakton fondin limit për ushqimet dhe procedura e prokurimit realizohet nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Sipas Shërbimit Social Shtetëror, ushqimet blihen nga operatorët ekonomike me çmime të pandryshueshme, duke mos prekur sasinë ditore, ndërsa bëhen edhe kontrolle për kushtet e ruajtjes, skadencën apo certifikatën e cilësisë së ushqimeve. Sipas KLSH-së duke u nisur nga grup moshat 6-18 vjeç, kosto ditore për ushqimet te “Zyber Hallulli”, është rreth 200 lekë më pak për secilin fëmijë.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni i Ekonomisë/ ‘Po sulmohem nga mediat’, Braçe: Do e qep gojën, se po thonë që kam ‘kap’ KLSH! Shehu: Vlerësojmë bashkëpunimin me ju për auditimet
29 Tetor, 12:00
-
SPAK merr të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca! Shkeli barazinë në tenderë si sekretar në Ministrinë e Brendshme! Nga 4 komisariate, u rikonstruktuan 2
25 Tetor, 11:54
-
Miratohet projektrezoluta, KLSH do të bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit
15 Tetor, 16:15
-
Mazhoranca ‘sherr’ për transparencën e KLSH-së, Braçe: 10 muaj një kontroll! Duhet afat për auditimet! Gjini: Cënohet pavarësia
8 Tetor, 20:28
-
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
8 Tetor, 15:52
-
EKSKLUZIVE/ EMRAT e 53 ekspertëve që do të angazhohen në Komisionin antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj! Mes tyre gruaja e Sokol Olldashit e ish këshilltari i Metës
10 Shtator, 10:47
-
Pakt PS-PD! Miratohet me 90 vota pro dhe 4 kundër nën/Komisioni që kontrollon KLSH-në, opozita merr drejtimin! Spaho: Doni ta zaptoni! Kuvendi seancë maratonë
25 Korrik, 11:13
-
KLSh kërkoi shkarkimin e Drejtoreshës së buxhetit! Shalsi e thërret në ballafaqim me Shehun në Komisionin e Ekonomisë
23 Korrik, 13:22
-
Tabaku debat me Shalsin tek ‘Ekonomia’ për KLSH: Mos sulmoni institucionet e pavarura
19 Korrik, 15:33
-
Kreu i KLSH në Kuvend: S’ka regjistër për pronat shtetërore! Braçe: Hetoni 1 vit tregun e hidrokarbureve për çmimet
17 Korrik, 19:34
-
KLSH raporton në Komisionin e Ekonomisë: Kadastra ka regjistruar objekte informale! Pronat shtetërore janë të paregjistruara, 19 mijë hektarë u dhanë me qira
17 Korrik, 13:46
-
'Dje është hedhur një shashkë', Shalsi pyet kreun e KLSH për akulloret e kontaminuara: Çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillnit në komision një çështje 3 viteve më parë?
17 Korrik, 10:46
Kjo eshte filozofia e drejtimit te Ogerta Manastriliut dhe e Erion Instalacionit. Po mire , si mund ta vjedhesh buken e jetimit ?!
PërgjigjuTamam si "lulekuqe mbi mure" vetem se ketu se vret Italiani sulo jetimin die kujdestari si Denon pa buk QE te perfitoj.keta e bejn me pa turp e pa frik .e me me elegance vjedhjen
Përgjigjuministria te pushoje nga puna drejtoreshen...dhe ti fuse nje gjobe 100.milioneshe...
PërgjigjuTë heqësh nga jetimët, s'ka turp më të madh!
PërgjigjuCfare prisnit ju te medias,t'ju prisnin me tufa lulesh?! Hajdutet grykesa kane nje opinion shume te larte per veten e tyre,shkon ne perpjesetim te drejte me grykesine dhe peshen trupore.Do t'a quanin ofenduese po t'i pyesni per grykesine,sidomos kur kete e kane zhvilluar ne kurriz te jetimeve.
PërgjigjuShume e thjeshte shkarkim dhe emerim i njerezve profesioniste per ate post por mbi te gjitha te jene humane
Përgjigju