Kalendari i famshëm “Heronjtë e New York-ut” publikoi kalendarin e ri të vitit 2015-të për njerëzit më të guximshëm të vitit, zjarrfikësit e qytetit, që përballen çdod itë me raste nga më emergjentet. Por risia në këtë publikim është fakti se për herë të parë pjesë e tyre është dhe një femër. Ajo quhet Danae Mines dhe midis muajve të vitit është zgjedhur të jetë Zonja Mars.
Ajo shprehet se është e entusiazmuar dhe dëshiron të frymëzojë sa më shumë femra për t’u bërë pjesë e kësaj pune nëpërmjet paraqitjes së saj sa më dinjitoze. Gjatë pritjes së organizuar në Times Square për promovimin e kalendarit Mines tregon se ka 14 vite që punon në këtë departament dhe është një ndër 41 femrat e punësuara si zjarrëfikëse në departamentin e Bronx-it.
Kalendari publikon 13 zjarrfikës ku 12 prej tyre renditen sipas muajve ndërsa më i dalluari vendoset në kopertinën shumëngjyrëshe. Kalendari shitet për 15 dollarë dhe të interesuar arritën ta kishin në këtë rast dhe me firmat e secilit prej zjarrfikësve sipas dëshirës.
Paratë e mbledhura gjatë promovimit të tij i shkojnë fondacionit jo-fitimprurës që mënaxhohet nga departamenti i zjarrfikësve, për mbrojtjen nga rreziqet e zjarrit. Një ndër imazhet e tjerë të kalendarit, është dhe John Kilian që i përket muajit Dhjetor dhe ai shprehet se ndihet i nderuar dhe i lumtur që këtë vit është pjesë e kalendarit bashkë me kolegen Mines.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com