E konsideruar si një nga femrat më seksi në botë, britanikja Helen Flanagan është rikthyer në shou-n , “I’m a Celebrity”.

Me flokët e kapura si Pipi Corapëgjata dhe me një palë bikini në ngjyrë pink ndërthurur me të zezë ajo ka ekspozuar gjoksin shpërthyes.

Ajo është dukur mjaft e gëzuar, ndërkohë që shijonte momentin e rikthimit në xhungël. S

ë fundmi është spekuluar se Helen pëlqen britanikun Joey Essex, por ajo vetë e ka mohuar këtë gjë duke thënë se Essex është shumë “i trashë” për atë.

helen flanagan

Edhe pse Joey ka sukses me femrat duket se për Helen nuk është i duhuri.

“Unë dua një mashkull më të mprehtë, më të zgjuar”, ka thënë bukuroshja bjonde.

Para se të merte pjesë në shfaqjen e xhunglës në Australi, Helen është fotografuar duke bërë shopping.

Nuk është hera e parë që Helen mer pjesë në këtë shou, por një vit më parë qëndrimi në xhungël për të ishte me të vërtetë i vështirë.

Duket se këtë herë ajo është më e vendosur se kurrë.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)