Femrat në polici, Burgaj:
Luftë mentalitetit të vjetë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, siguroi femrat se do kenë mbështetje të rolit të saj në të gjitha strukturat e policisë.

Këtë deklaratë Burgaj e bëri sot me rastin e krijimit të sindikatës së gruas në policinë e shtetit, Burgaj theksoi se tashmë gratë do të gjenden kudo ku ka nevojë policia.

“Numri duhet të vijë në rritje dhe organizata e policisë do marrë fizionominë që i takon. Ju ftoj të luftojmë mentalitetet e vjetra për t’iu shmangur terrenit, gra duhet të ketë në kufi, në rend, qarkullim rrugor, gjithandej” theksoi Burgaj.

Në takim mori pjesë edhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen ëollfarth, ai u shpreh se “OSBE-ja ka ofruar mbështetje për barazinë gjinore në shoqërinë shqiptare. Një mbështetje e veçantë i është dhënë edhe procesit të rekrutimit dhe të aplikimit të grave në policinë e shtetit”.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti