Rivaliteti mes Fenerbaçe dhe Galatasaray në Turqi dihet se është në një shkallë të lartë.

Në çdo ndeshje luhet sikur të ishte një finale, madje edhe tifozën në shkallët e stadiumit dhurojnë spektakël me prezencën e tyre.

Por, e njëjta grintë është edhe tek sfidat e të rinjve mes këtyre dy rivalëve.

Në ndeshjen U-17 Fenerbaçe-Galatasaray është regjistruar një ndërhyrje “horror” nga lojtari i Fenerbaçe ndaj anësorit të Galatasaray.

Çudia më e madhe nuk është tek ndërhyrja por tek ndëshkimi që i ka dhënë arbitri autorit të ndërhyrjes. Arbitri kryesor i ndeshjes e ka gjykuar ndërhyrjen të denjë sa për karton të verdhë.

Më poshtë mund të shihni në video momentin e ndërhyrjes:
 


 

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com