Ky fenomen ka përfshirë dhe kryeqytetin, Minskun, por dukuria ka qenë më e dukshme në qytetin e Soligorskut pasi retë e zeza errësuan gjithë qiellin.
Banorët e Soligorskut, u tmerruan nga ky fenomen natyror i cili për shumë prej tyre përcolli ndjesinë e “fundit të botës”.
Qytetarët në shumë zona u desh të përdorin drita emergjente për të lëvizur nëpër qytet. Sipas mediave locale stuhia e madhe shkaktoi prishje të rrjetit të energjisë elektrike si dhe shume pemë u shkulën me rrënjë duke dëmtuar ndërtesat.
