DETI JON - Një fenomen i rrallë atmosferik është fotografuar në ujërat e detit Jon, pak kilometra nga ishulli grek i Orthonit, ku katër vorbulla ajri janë formuar në seri.

Fenomeni është shumë i rrallë dhe i çuditshëm pasi të katëra vorbulat e ajrit janë formuar që nga retë deri në det në formën e një tornadoje.

Fotot dëshmojnë fenomenin e rrallë të ndodhur pranë brigjeve greke dhe shqiptare.

Fenomene të tilla tregojnë se natyra ende nuk na i ka shfaqur të gjitha fenomenet e saj të rralla.

vorbullat e ujit
(Në foto: 4 vorbullat e ajrit në formë tornadoje të formuara në detin Jon)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)