Fenomen i rrallë, 'vezë' akulli përgjatë vijës bregdetare

Fenomen i rrallë,  'vezë' akulli përgjatë vijës bregdetare

'Vezë' akulli përgjatë vijës bregdetare

Një fenomen i rrallë natyror ka ndodhur në Finlandë, ku akuj në formë veze mbuluan vijën bregdetare.

Fotografi Risto Matila u befasua me “vezët e akullit” në ishullin Hailuoto në Gjirin e Bothnisë, midis Finlandës dhe Suedisë, ku edhe realizoi disa foto.

Ekspertët tregojnë se “vezët e akullit” rrallë mund të shihen në sasi të tilla dhe fenomeni ndodh kur uji dhe era sjellin me vete  copa akulli.

Matila i tha BBC-së se ai kurrë nuk kishte parë diçka të tillë.

Unë isha në plazh me gruan time Marjaniemi. Ishte një ditë me diell dhe me erë, por rreth minus një gradë Celsius. Këtu gjetëm këtë fenomen të jashtëzakonshëm. Vezët e akullit ishin pranë ujit në të gjithë plazhin”, ka thënë ai.

Ka patur skena të ngjashme më parë në Rusi dhe Amerikë,  në Liqenin e Miçiganit.

Topa të mëdha akulli mbuluan për gati 8 kilometra vijën bregdetare të Siberisë në vitin 2016.

Akujt në formë veze

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë