Fenomeni i ri, emigrojnë më shumë gratë dhe vajzat, joshen nga rrjetet sociale

Nëse vite më parë ishin meshkujt ata që emigronin për një jetë më të mirë, vitet e fundit duket se kjo gjë ka ndryshuar, pasi janë vajzat dhe gratë ato që largohen më së shumti nga Shqipëria.  Ky emigracion i shtuar i grave mund të konsistojë si një nga arsyet kryesore fenomenin e bashkimit familjar.

Denis Mema, një nga realizuesit e studimit tregon se 52.67% grave dhe vajzave shfaqin dëshirën për tu larguar nga Shqipëria. “Pjesmarrësit janë 1105 persona, pjesmarrja më e madhe i përket gjinisë femërore, gra dhe vajza me 52.6 % dhe 47.33% i përket gjinisë mashkullore. Ndërsa mosha që kryeson në këtë studim është mosha nga 25-35 vjec” tha ajo.

Ndërsa sociologu Zydi Dervishi propozon edhe çfarë duhet bërë për të shpëtuar nga ky fenomen. “Një një të ardhme jo shumë të largët Shqiptaria do të shpopullohet nga shqiptarët dhe duke qenë vend i mirë, shumë i pasur, me klimë të mrekullueshme, në një vend që nk i mungon asgjë, ky vend do të popullohet nga të tjerët, shqiptarët do të humbin atdheun e tyre” tha ai. 

Studimi ka nxjerr dhe një tjetër fakt ndikues për arsyen e emigrimit të shumë personave.  Të dhënat theksojnë se më shumë se gjysma e popullsisë, specifikisht 52.5% janë të joshur nga rrjetet sociale dhe postimet që bëhen aty, pasi mendojnë se përfaqësohet realiteti i jetuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 27/04/2019 17:54

    Po shikoja statistiken por nuk jam dakord me interpretimin. E para shpopullimi i shqiperise vjen nga politika qe ne njefare menyre paguhet nga vendet fqinje. E dyte femrat ikun se aty po rrahen e po perdhunohen si ne asnje vend tjeter . E treta po te shikojme rrjetet sociale gjithkush do emigronte ne shqiperi se duket sikur po jetohet ne parajse e jo ne ferr. Thjeshte Flm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi