Fenomeni i zbaticës, deti në Vlorë tërhiqet 50 metra

Prej një muaji në bregdetin e Vlorës zbatica ka tkurrur sipërfaqen ujore, teksa deti është tërhequr rreth 50 metra. Për peshkatarë të vjetër dukuria lidhet me drejtimin e  erës e cila  nga verilindja ka qenë mbizotëruese në  territor. Sipas tyre situata do të normalizohet vetëm kur drejtimi i erës të jetë nga jugu. Ndërsa këto fenomene janë të natyrshme sipas peshkatarëve asnjë ndikim nuk ka te gjallesat ujore.

Po kështu tërheqja e detit nuk ka ke ndikuar as në sektorin e peshkimit. Ndërkohë sipas peshkatarëve edhe pse është një dukuri natyrore, në brigjet e Vlorës, veçanërisht në zonën e Plazhit të vjetër, këtë vit fenomeni është më i theksuar.

"Janë fenomene të natyrës që ndodhin gjithmonë. Kjo situatë ka një muaj. Deti është tërhequr rreth 50 metra. Ky fenomen ndodh prej disa vitesh. Nuk shkakton asnjë dëm te gjallesat", thotë njëri prej tyre.

"Janë zbaticat. Deti është larguar rreth 50 metra, por ky vit kështu ka qenë më shumë", shprehet një tjetër.

I njëjti fenomen është regjistruar edhe në Shëngjin, ku deti është tërhequr me disa metra në zonën e plazhit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhi: 23/03/2022 13:59

    Po Venecian e kein pare?

    Përgjigju
  • lenci: 23/03/2022 13:06

    Shume artikull interesant! Tani shkruani dicka per fenomenin se si kur gjerat i le ne ajer, bien vetvetiu ne toke.

    Përgjigju
  • Qobani: 23/03/2022 11:28

    Nuk ashtë lehtë tjesh në mesin e kryeneqve,ashtë njisoj sikur klerikët tpa fe kur dhan spjegime për bibël apo kur'ran,mernu me argumente,gjendja ashtë serioze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme