Fenomeni Igli dhe të fshehtat e tij

Fenomeni Igli dhe të fshehtat e tij

Portali E- Albania

Në këtë ditë shiu shumë nga ne do të ishin duke kërkuar parkim pranë një zyre institucioni, ndërkohë që disa të tjerë do të kishin arritur një orë më parë vetëm e vetëm për të zënë radhën e aplikimit. Në këtë trafik dite shiu, shumë nga ne do të ishin duke telefonuar një mik që punon në një zyrë institucioni për ta ndihmuar për marrjen e një dokumenti më shpejt se sa të tjerët sepse në orën 08.00 duhet të ishin në vendin e tyre të punës.

Por në vend të të parit të lehtësive dhe shpejtësise që sjell e-albania, individe të caktuar, të ndikuar nga interesa personale perfshijnë në të njëjtën fjali termat “skandal” dhe “e-albania.” Kjo është një perbuzje ndaj qytetarëve dhe biznesit. Sidomos kur kjo fjali vjen nga vetë ata që e krijuan këtë portal, dhe nga vetë ata që shijojnë frytet e lehtësive qësjell ky portal.

Kompanitë që kanë punuar për ngritjen e e-elbania që është sot, janë të pakta në numër, po aq të pakta sa ç’janë dhe kompanitë e teknologjisë së informacionit në Shqipëri. Shqipëria është një vend aq i vogel sa kompanitë e së njëjtës fushë dhe jo vetëm, në një kontratë apo në një tjetër kanë patur bashkëpunim me njëra- tjetrën. Ndaj pyetja Kush fshihet pas fenomenit Igli (i cili mund te ishte edhe Albani, ose Fabiani) konsiderohet e pavlerë duke qenë se çdo kompani në Shqiperi e në mbare botën, bashkëpunon me kompani ose individe të caktuar në kohe të caktuara. Ky fakt nuk përbën asnje indicie që pas një kompanie fshihet një kompani apo një individ tjetër i cili për arsye të caktuara ka bashkëpunuar apo bashkëpunon me të. Të tilla supozime nuk mund të jenë gjë tjetër përveçse shpërndarje e lajmeve të rreme me qëllime dashakeqe për të krijuar te lexuesit skenarë që nuk ekzistojnë. Nëse do të përdorej një paralelizem për këtë proces do të ishte supozimi se pas nje oficeri policie fshihet nje informator i caktuar. Ndërkohë që oficeri i policise bashkëpunon me dhjetra informatorë, dhe ata janë thjesht pjesë e procesit të punës së tij.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është institucioni përgjegjës për dixhitalizimin e shërbimeve publike në Shqipëri, me qëllimin e vetëm lehtesimin e jetës së qytetarëve, shtetasve shqiptare jashtë kufijve, shtetasve të huaj në Shqipëri, bizneseve në Shqiperi, dhe punonjësve të administrates publike. Prej nëntorit të vitit 2017 AKSHI-t iu kalua barra e madhe e përballimit të të gjithë procesit të dixhitalizimit në shumë pak kohë. Viti 2018 ishte viti i sprovës.

Sprova konsistonte ne shndërrimin e një institucioni të vetëm si përfaqësues i mbi 100 institucioneve përpara qytetarit, biznesit, shtetasve të huaj në Shqipëri, bizneseve të huaja, organizatave ndërkombëtare vlerësuese. Kur ajo u kalua me sukses, periudha 2019-2020 u caktua si epoka e dixhitalizimit të plotë të shërbimeve publike. Jo me qytetare neper radha, por sportele të hapur vetëm per ata qytetare qe kanë veshtiresi në përshatjen e fillimit me aplikimet online.

472 shërbime online brenda dhjetorit të vitit 2019.

395 shërbime online brenda qershorit të vitit 2020

394 shërbime online brenda dhjetorit të vitit 2020

92% e shërbimeve publike vetëm online.

Menaxhimi i pandemisë nëpërmjet shërbimit të lejeve online.

Nënshkrimi elektronik dhe vula dixhitale të cilat na japin të gjithëve mundësi të firmosim dokumente nga telefoni e kompjuteri e t’i dërgojmë me ato me e-mail e ëhatsapp, me vlerë të plotë ligjore.

Dixhitalizimi i të gjithë procesit administrativ arsimor, duke nisur që nga regjistrimi i nxënësit në klasë të parë, tek regjistri dixhital, tek rikthimi i marrëdhënies në kohë reale të trinomit nxënës-prind-mësues, tek ditari online, tek marrja e listës së notave dhe e deftesës e diplomës elektronike.

Dixhitalizimi dhe përmirësimi i shërbimeve të transportit rrugor.

Dixhitalizimi i Bibliotekes Kombëtare të Shqipërisë nëpërmjet anëtaresimit e leximit online.

Dixhitalizimi i faturimit elektronik biznes-biznes, dhe biznes-institucion duke eliminuar blloqet fizike të faturave, duke shmangur vajtje- ardhjen e dorëzimit e tëë firmosjes së faturave, e duke bërë të mundur plotësimin automatik të bilancit vjetor.

Dixhitalizimin e shërbimeve doganore

Dixhitalizimin e sherbimeve tatimore

Aplikimin dhe marrjen online të dëshmise së penalitetit

Dixhitalizimin e shërbimeve të institutit të sigurimeve shoqërore

Dixhitalizimin e shërbimeve të oshee dhe ukt

Dixhitalizimin e shërbimit të aplikimit, trajtimit, dhe miratimit të fondeve për fermeret nga AZHBR

Por çfarë fshihet pas e-albania???

Fshihen disa kompani shqiptare me një aftësi për t’u pasur zili e që e çuan Shqipërinë të 36-en në rang boteror në fushën e dixhitalizimit. Nën drektimin e AKSHI-t dhe të punonjësve të palodhur të këtij institucioni, kompanite kanë punuar duke harruar se çfarë kishte të perfshire kontrata ligjore e lidhur me institucionin, duke tejkaluar çdo detyrim pa asnjë kosto shtesë. Shpërblimi i vetëm i tyre ishte kënaqesia e lehtësimi që merrnin qytetaret, bizneset, shtetasit e huaj në Shqipëri, shtetasit shqiptarë jashtë kufijve, punonjësit e administrates publike. Të gjithe këta që deri dje shpenzonin me orë e me ditë të tera për të marrë ose për të ofruar një shërbim të caktuar, tashmë shpenzojnë vetëm pak minuta.

Por çfarë fshihet pas sulmeve ndaj AKSHI-t?

Pak dite me pare, ish-drejtori i AKSHI-t, z. Endri Hasa, akuzon AKSHI-n për skandale në tendera. Skandali, sipas asaj që ai deklaron, qendron në faktin që në një tender është shpallur fitues njëkompani. Lind pyetja: Kë do te donte z. Hasa që të shpallej fitues në mënyrë që të mos quhej skandal?

Kush fshihet pas kompanisë që ka fituar një tender të caktuar? Pas asaj kompanisë, fshihen disa punonjës të zellshëm që punojne 24 orë në 24, 7 ditë të javes, gjate festave, gjate pandemise, gjate semundjes, e gjatë problemeve të tyre personale. Të njëjtët individë fshihen pas çdo kompanie IT, dhe ata quhen punonjës. Janë ata qe z. Hasa i njeh shumë mirë, sepse dikur ka qene drejtor i përgjithshëm i Akshi dhe nëse ka një person në Shqipëri që e kupton se sa vlen 1 ore me nje sistem me probleme, apo me një sherbim online me probleme, është ai. z. Hasa e kupton që nëse ai ka patur 1% përgjegjësi në mbarëvajtjen e dixhitalizimit ne Shqiperi ne ate kohe, tani AKSHI ka 100%. Ndaj, të thuash që ato fonde janë vjedhur është fyerja me e madhe e me e ulet qe mund ti behet punonjesve te kompanive, dhe punonjesve te administrates publike.

Eshte për të ardhur keq qe baltoset puna e profesionisteve te cilët kane zgjedhur të qendrojnë e të punojnë në Shqiperi, për vendin tone, per te afermit tane, per te ardhmen e femijeve tane. Te mohosh oret e panumerta, e netet e shumta pa gjume te punonjesve te AKSHI-t e te punonjesve te kompanive qe punojne me ta eshte jo vetem e padrejte, e jo profesionale, por edhe ofenduese. Sa i perket vlerave te projekteve, z. Hasa e di shume mirë se të njejtat projekte në vende të tjera të Europes e me gjere kushtojne me miliona euro, jo me qindra mijera euro sic zhvillohen ne Shqiperi. z. Hasa e di shume mire kete sepse ishte partia e tij që firmosi disa kontrata me vlera miliona euro me kompani te huaja per sisteme të linin shume për të deshiruar, e qe mund të ishin zhvilluar nga kompani shqiptare me një vlere shumë më të ulet. Ishte partia e z. Hasa ajo qe ka miratuar vendimin e keshillit te ministrave per nje mirembajtje 4 vjecare për cdo projekt te ri te teknologjise se informacionit, dhe rrjedhimisht perdorimi i gabuar me tendence i vlerave te projekteve nga opozita eshte nje genjeshter e ulet per aq kohë sa vlera e nje projekti matet nga vlera e investimit për tëe, jo nga vlera e mirëmbajtjes e cila perpjestohet me 48 muaj (4 vjet) dhe likujdohet çdo muaj. E në fund, z. Hasa është i ndërgjegjshëm për pagat dhe kostot e kompanive të teknologjisë së informacionit që duhet të qëndrojnë gjithmonë me hapin e kohës në certifikata punonjesish, certifikata kompanie, pajisje hardëare, e mënyra moderne zhvillimi sepse ai vete ka qene pjesë e shtetit dhe e privatit.

Ndaj, dhe pyetja e duhur eshte: Kush fshihet pas sulmeve të z. Hasa?

Partia Demokratike nuk fshihet sepse është ajo parti e cila ne qeverisjen e saj legjitimoi procesin e prokurimit publik me 1 ofertues të vlefshëm. E dyshojmë që Partia Demokratike me vullnetin e saj të plotë e të lirë të deshiroje orvatjen e qytetarëve dhe biznesit dyerve të zyrave të institucioneve për një fletë dokumenti. Fundja, ishte vetë Partia Demokratike dhe z. Hasa mes tyre që e krijuan portalin e-albania, me vizionin e shërbimeve online.

Në një procedure prokurimi publik quhen pjesemarrëse të gjitha kompanitë qe e lexojnë njoftimin per zhvillimin e asaj procedure. Dërgimi ose jo i nje oferte, është e drejta e kompanive. Legjislacioni shqiptar nuk e parashikon të drejtën e institucionit shteteror për të detyruar kompanitë që të ofertojne për një procedure prokurimi. Perkundrazi, dicka e tillëdo te ishte nje proces fiktiv prokurimi. Por, z. Hasa e di këte, megjithëse deklaron Skandal një proces që ai vetë e di qe nuk është i tillë.

Ajo qe vlen për t’u permendur është fakti që në këto procedura nuk ka ankesa per kritere diskriminuese, nuk ka ankesa per skualifikime te padrejta, nuk ka ankesa per drejtim te specifikimeve teknike drejt markave te caktuara. Keto do te ishin skandale.

Rrjedhimisht, z. Hasa nuk mund te jete pas sulmeve qe ai vete i drejton AKSHI-t. Atehere pyetja eshte: Kush eshte?

Per aq kohe sa procedurat e prokurimit kane qene te aksesueshme nga kompanite e teknologjise se informacionit dhe nuk ka patur pretendime nga keto te fundit per mungese barazie, atehere perjashtohet edhe mundesia qe z. Hasa te jetë vegel e ndonjë kompanie.

Skandal: AKSHi zhvillon tendera. Lind pyetja: Si i zhvillonte projektet Partia Demokratike? Sidomos kur nuk kishte nje portal publik prokurimi ku procedurat e prokurimit të mund të shfaqeshin për të gjitha kompanitë për konkurencë të drejtë e transparente?

Të quash skandal faktin qe AKSHI zhvillon tendera eshte si të kerkosh nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që të mos ndërtojë autostrada. Ashtu si në kohën e z. Hasa, punonjësit e AKSHI-t menaxhojnë të gjithë shërbimet online, mbarëvajtjen e sistemeve dhe infrastrukturave ne aspektin kritik të tyre. Zhvillimi i cdo sistemi dhe infrastrukture nga vetë punonjësit e shtetit do të na sillte ndërmend komunizmin ku është shteti ai që ndërton. Por me siguri qe z. Hasa nuk nënkupton këtë propozim.

Nëse ka një institucion në Republikën e Shqipërise i cili ka nevojë për t’u permendur në çdo portal, e në cdo deklarate mazhorance e opozite, ai është e-albania.

Portali e-albania është shteti virtual. e-albania është vendi i vetem ku kërkohen dhe ofrohen shërbimet online dhe sensibilizimi e promovimi i çdo shërbimi nuk është asnjeherë i mjaftueshëm.

Ajo që opozita e mediat duhet të bejne, është promovimi i shërbimeve online në menyre që qytetaret e bizneset të mund të aplikojne e të perfitojne nga këto lehtësira. Kjo do të ishte mënyra më e mire për të marre vëmendje kjo opozite, e ato portale që tentojne të prodhojne skandale. Ky do të quhej informim publik.

e-Albania duhet të qendroje jashtë politikës. Akshi duhet të qendroje jashtë politikes. Një portal i cili është i të gjithë shqiptareve, e të gjithë mysafireve të huaj në vendin tonë, e të gjithë bizneseve, e të gjithe punonjesve të administrates shtetërore. Eshte jo vetem e pafalshme, por edhe jo profesionale që individe te caktuar, pjesë edhe të gazetarisë, me doren e tyre hedhin sulme e vrer mbi një të mirë publike tek e cila me të njejten dorë nga një shezlon në plazhet e jugut aplikon për të marre dëshmine e penalitetit, hapjen e nje biznesi, celjen e pensionit, kartelën e pronës, e vërtetime pa fund.

Është koha që kur na bashkon një e mirë e përbashket, të jemi bashkë për të mësuar e ndihmuar njëri -tjetrin, për të tashmen, e për të ardhmen.

Jemi një vend aq i vogel sa nëse nisemi me sadopak vullnet për të informuar e ndihmuar qytetarët e biznesin, do te mund të ecim përpara shumë shpejt. Kjo gjithmonë, nëse i pari është qytetari e biznesi. Sepse nëse i pari është interesi personal i disa individeve të caktuar të cilët vënë veten perpara interesit publik, ateherë i rikthemi pyetjes: Kush fshihet pas sulmeve të Akshi-t?

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille