Ferdinand Hysi: 'Lopata e Artë' e një varrmihësi dhe mesazhi i saj universal

Ferdinand Hysi: 'Lopata e Artë' e një varrmihësi dhe mesazhi i saj universal

Monodrama “Lopata e Artë”, me autor Ferdinand Hysin, ka gjetur një hapësirë më të gjerë interpretimi, duke u bërë urë e komunikimit teatror ndërballkanik. U ngjit premierë nga teatri shqiptar “Mërgimtari” në Kroaci dhe nisi një tur të zgjeruar në skenat shqiptare, nga Vlora, në Tiranë, në Durrës e në Fier.

Pas këtij turi, ku trupa teatrore “Mërgimtari” e Kroacisë provoi shijen e veçantë të suksesit para publikut shqiptar, dramaturgu i njohur Ferdinant Hysa në një intervistë për “Shqiptarja.com” flet rreth nismës së bashkëpunimit me trupën kroate dygjuhëshe dhe mesazhet e veprës. Ndërsa Hysaj flet për punën e regjisorit Leonard Hamitaj dhe vlerat e tij si aktor, isistiton në bashkëpunimin që duhet të kenë teatrot e Ballkanit me njëri-tjetrin, duke respektuar dhe vlerësuar gjuhën e secilit. Ndërsa regjisori Hamitaj thotë se:  “’Lopata e artë’ është historia prekëse e njeriut të thjeshtë, i cili ka vuajtur dhe është munduar shumë e që pasi ka vdekur respektohet e nderohet nga ajo shoqëri që e përbuzi sa ishte gjallë.”, shprehet Hamitaj.

Sipas dramaturgut dhe regjisorit tema është universale. Regjisori Hamitaj, pas shfaqjes së Durrësit u shpreh se “Tek kjo dramë e gjen veten çdo person, pavarësisht kombësisë, pasi bazohet në realitetin e hidhur. “Kjo monodramë nuk është gjë tjetër veçse një histori njerëzore”, shprehet dramatugu Hysaj. Ndërsa premiera e shfaqjes u dha në Tiranë, në skenën e "ArTurbinës", në datën 2 tetor u dha në teatrin "Petro Marko" në Vlorë e gjatë javës së shkuar edhe në Durrës e në Fier.

Intervista

Zoti Hysi, si nisi historia e  kësaj shfaqjeje me turet që po bëni ju në Tiranë në Durrës, Vlorë, Fier. Çfarë synon ky projekt bashkëpunimi me trupat kroate?

-Para një viti, unë me kompaninë teatrore “Mërgimtari”, në Kroaci, që ka shtatë vjet që është themeluar dhe punon për prodhimin e dramës shqipe në Kroaci dhe në të kundërtën, ku shfaqen dramat kroate në gjuhën shqipe, shkova që të ngjisnim në skenë dramën time. Bëhet fjalë për dramën “Tri mendje në ankand, që pati edhe sukses atje duke u interpretuar në guhën kroate.

Në bisedë e sipër me aktorin kryesor, Leonard Hamitaj, vura re se ai ishte shumë ekspresiv dhe i propozova të luante dramën time “Lopata e Artë”. Ramë dakord dhe pasi e lexoi vendosëm që ta vinin në skenë. Biseduam me teatrin e Vlorës, në fillim meqë unë jam nga Vlora dhe u vendos që në datën 2 tetor premiera të shfaqej atje. U dhanë dy shfaqje në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë dhe në natën e parë  salla ishte e tejmbushur dhe publiku e priti mirë. Por edhe natën e dytë pati spektatorë. Ne dhamë edhe një shfaqje në Tiranë tek Art Turbina, më 1 tetor, në bashkëpunim me Teatrin Eksperimental. Dhamë shfaqje në Durrës e në fundjavë dhamë shfaqje në Fier.

Kështu e mbyllëm turneun në Shqipëri dhe jemi nisur për ta zhvendosur këtë tur teatror në në Kroaci.

Cilët janë protagonistët e kësaj shfaqjeje?

-Drama ka personazh Leonard Ahmetaj, që është edhe regjisori. Ndërkohë personazh interesant është edhe Anisa Maja nga Bosnja, që bën rolin e katër- pesë femrave në dramën “Lopata e artë”. Edhe Vedran Kojic është një aktor i mirë.

Dihet se Ballkanin e ndajnë dhe afrojnë historitë e ngjashme dhe psikologjia e ngjashme. Përse mungojnë projektet e bashkëpunimit mes teatrove të këtyre vendeve.

-PO janë disa faktorë që e frenojnë këtë bashkëpunim. Së pari, teatri shqiptar vitet e fundit ka një rënie të ndjeshme, ndërsa bashkëpunimi prej andej është çështje organizmi. Për veten e tyre teatrot e Ballkanit janë të organizuar mirë, por na mungon neve një organizim i mirë bashkëpunimi, që lidhet me shumë probleme, e shumë ngjarje të këtushme.

Por fryma e bashkëpunimit mungon edhe për shkak se ne nuk e kemi ende një përfaqësim të plotë me dramën shqipe. Regjisorët shqiptarë kanë një mani, që kur marrin pjesë ne festivale, kur shkojnë jashtë prezantohen duke ngjitur në skenë Shekspirin, Brehtin, apo dramaturgët të tjerë të njohur botërorë.

Por jo, e para gjë që duhet të bëhet është që të çohet jashtë për konkurrim e prezantim drama shqipe.

Cili është mesazhi që ju jeni munduar të përcillni përmes dramës “Lopata e artë”?

-Drama “Lopata e Artë” ka në qendër një varrmihës që gjithmonë ka varrosur të tjerët dhe një ditë e sheh veten se edhe ai ka vdekur. Ndërsa po varrosej, në ditën e ceremonisë, ai e sheh veten të vdekur me njerëz mbi krye, ku Bashkia e qytetit i ka bërë nderime, duke i dhënë edhe një çmim “Lopata e artë”. Dhe kështu, ai pasi sheh gjithë këtë skenë, del nga vari dhe thotë se kush jam unë; ai për të cilin po flasin këta, apo jam vet unë që kam qenë varrmihësi i vuajtur dhe njëkohësisht i sapoveshur me rroba të mira. Jam unë që kam qenë gjithmonë jetim, ku nuk ma varte njeri, apo ky për të cilin po flitet sot. Kështu ai del nga varri dhe heq një nga një rrobat e mira. Heq xhaketën dhe thotë se “kjo nuk është imja”. Kujton rininë e tij dhe vajzën që dashuroi dhe ajo e la sapo mori vesh që ishte një varrmihës. Kështu i hoqi një nga një rrobat e mira, me të cilat ishte varrosur dhe ngeli në të mbathura, dhe thotë: “vetëm këto janë të miat”.

Sa shfaqje janë dhënë?

-Janë dhënë pesë shfaqje në Shqipëri. Do të jepen edhe dy në Kroaci dhe bëhen gjashtë. Për mesazhin që mbart dhe filozofinë e saj, drama ka pasur sukses, dhe kjo është edhe meritë e regjisorit dhe aktorit Leonard Hamitaj, i cili është një shqiptar që jeton që nga ’97-a në Kroaci. Ai ka krijuar familjen aty, por edhe shoqatën teatrore, është aktor shumë i mirë. Edhe si regjisor, kur ngjiti në skenë, “Tri mendje në ankand” doli me sukses.

Ora 21:29
Ferdinand Hysi: “Lopata e Artë” e një varrmihësi dhe mesazhi i saj universal
  • B.K./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

    Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit