Një fermer i është bashkuar protestës në Tiranë teksa tha se kryeministri Edi Rama ende nuk ka dëmshpërblyer fermerët që u prekën nga përmbytjet ndërsa dha 4 milionë euro për koncertin e këngëtarit të huaj Kanye West.

“Fermerët i ka shpallur armiq të vendit. Në vend që të dëmshpërblejë fermerët e përmbytur, shkon i jep 4 mln euro një këngëtari që nuk i hyn njeriu në punë. Ata fermerë që kanë kërkuar të investojnë në Shqipëri, kanë kërkuar të marrë tokat bujqësore me qira, por jo, ka nxjerrë ligj dhe ua jep të huajve. Janë mbi 300 fermerë që kanë aplikuar për të zgjeruar biznesin ne tyre te ministria e Bujqësisë. Po bëjmë 3 vite që i zvarrit, kërkon dokumente shtesë, se në mesin e protestave, çoi ligjin që tokat bujqësore t’i kalojnë shtetasve të huaj. Të japë dorëheqjen e të shkojë para drejtësisë së bashku me ministrat e tij. Sot jemi kthyer në vend importues”, tha një protestues.


Lajmi kryesor:

Dështon thirrja për bojkotin e koncertit të Kanye West, qytetarët nuk i përgjigjen protestës kombëtare