Në emisionin ‘Studio Live’ u diskutua sot për protestën kombëtare të thirrur dje nga PD para Parlamentit për të kundërshtuar votimin e Reformës Territoriale dhe distancimin e Presidentit amerikan Donald Trump nga strategu Chriss LaCivita, i cili punoi edhe për fushatën e Sali Berishës në zgjedhjet e vitit 2025.
Analisti Bujar Nallbani, duke folur për protestën e thirrur nga PD dje, me ironi tha gjatë fjalës së tij se ‘u katandis kokoshi një thelë’, duke nënkuptuar se pjesëmarrja ishte tejet e ulët.
Më tej, duke folur për situatën e Donald Trump me LaCivita, Nallbani tha se ky i fundit kurrë nuk ka qenë një njeri shumë i afërt i Presidentit amerikan. Sipas tij, Berisha e trumbetonte me të madhe emrin e tij për të hequr ‘non gratën’.
“Ti referohemi fjalës së Saliut, i cili trumbetoi një protestë mbarëpopullore. Erdhi e u katandis kokoshi një thelë. Shikoje në shesh 200 vetë. Aty shikoje kalamaj me megafon duke sharë policinë. Kishte gra të dëshpëruara. E gjithë kjo turmë amorfe bërtiste atje dhe në fund u katandisën 20-30 vetë. Kjo ishte protesta e Saliut që do të shfuqizonte Reformën Territoriale. Të gjitha fondet që jepen për bashkitë, për menaxhimin e jetës së atyre banorëve, duhet të jenë të drejta. LaCivita vërtetë ka qenë si konsulent i largët i Presidentit Trump, por tullumbacja u fry nga Saliu, që e mori konsulent për zgjedhjet e kaluara. Dhe e panë edhe aty që gjithë si LaCivita i trumbetuar nga Saliu si shpëtimi i non gratës pëllciti ajo tullumbacja dhe u katandis aq sa ai me turp mori ato 6 milionë dollarë themi ne, por që mund të kenë qenë edhe 60 milionë apo 600 milionë. Këta kanë miliarda, nuk llogarisin për para”, tha mes të tjerash Nallbani.
Nga ana tjetër, avokati Novruz Haderi tha gjatë fjalës së tij se Berishës do i kthehet në bumerang përdorimi që i bëri strategut LaCivita në fushatën elektorale të vitit 2025.
“Efekti është vetëm përsa i përket Berishës në këtë rast, që e përdori LaCivitan dhe tani do i kthehet në bumerang. Këta kanë para sa të duash. Përsa kohë që ne do të shkojmë te emrat, do të kemi këto probleme. Nëse nuk forcojmë institucionet, Shqipëria do të vijojë të vuajë”, tha mes të tjerash Haderi.









Komente
Komento