Ferizaj/ Dhunohet seksualisht një e mitur në një motel, e kërcënoi se do e vrasë, publikoi aktin në TikTok

Ferizaj/ Dhunohet seksualisht një e mitur në një motel, e kërcënoi se do e vrasë,  publikoi aktin në TikTok

Foto ilustruese

Një ngjarja e rëndë dyshohet ka ndodhur në një motel në Ferizaj, ku i dyshuari e kishte dërguar viktimën në motel dhe  e kishte keqpërdorur seksualisht pa dëshirën e saj. Rasti  dyshohet të ketë ndodhur në muajin shtator të vitit të shkuar në Ferizaj,por viktima e cila është vajzë e mitur ishte e frikësuar dhe e ka denoncuar rastin në Polici mbrëmjen e djeshme.

Bazuar në dëshminë e të miturës, i dyshuari e kishte dërguar atje me dhunë dhe e kërcënonte se do ta vrasë në rast se nuk kryejnë marrëdhënie seksuale me të. Burimet e medias nw Kosovw "Sinjali" kanë bërë me dije se i dyshuari e kishte xhiruar aktin dhe e kishte publikuar në rrjetin social TikTok.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë vënë në lëvizje që ta arrestojnë të dyshuarin, por sipas familjarëve ai ndodhet jashtë shtetit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohet i dyshuari i cili është shpallur në kërkim policor.

Sipas mediave kosovare, dyshuari është Florentin Vrella nga fshati Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje