Ferma e parë shqiptare me sistemin e hidroponisë, fruta e perime bio (VIDEO)

Ina Nanaj dhe Plarent Paco nuk janë dy fermerë të zakonshëm në Shqipëri. Jo thjesht për faktin se udhëtojnë çdo ditë nga kryeqyteti drejt fshatit Gramëz të Fushë Krujës për t’u marrë me bujqësi, por sepse janë të parët në vendin tonë që kanë ndërtuar nje fermë me teknologjinë hidroponike.

Kjo teknologji është një mënyrë alternative dhe shumë ekologjike për të prodhuar fruta e perime me cilësi të mirë dhe intensitet të lartë. Për të parë nga afër këtë fermë ndryshe ishte në fshatin Gramëz ministri dhe zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi e Dhimo Koto. Ferma ka një sipërfaqe të vogël, por falë teknologjisë hidroponike prodhon sa për disa ferma të marra së bashku. Ministri Çuçi tha se inovacioni në bujqësi është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës. Ndonëse është mjaft e përdorshme nëpër botë, për vendin tonë hidroponia është ende a panjohur.

“Ne në Shqipëri po e kapim sasinë me prodhimet aktuale. Duhet të shkojmë tek cilësia”, tha ministri Çuçi duke inkurajuar zgjerimin e fermave të ngritura përmes kësaj teknologjie, pasi u japin mundësi të prodhojnë fruta e perime edhe atyre që kanë pak sipërfaqe toke ose duan të shfrytëzojnë hapësira të tjera.

"Kultivimi në sistemin hidroponik mundëson një rritje të bimës në mënyrë natyrale pa pesticide, pa insekticide dhe herpicide, pa kimikate të dëmshme për organizmin nëse përdorimi do të jetë i gjatë. Kjo fermë e rrallë në Shqipëri funksionon prej 4 vitesh. Pjesa kryesore e prodhimeve shiten kryesisht në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare. Synimi është të kapin tregjet e eksportit. Për të kuptuar më mirë sistemin e hidroponisë është njëosj si të përfytyroni një tokë prodhuese me 10 kate" thekson ministria e Bujqësisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 01/04/2019 17:41

    Nuk eshte e vertete qe nuk perdoren kimikate ne sisteme hidroponike, po keshtu eshte kur nuk e merr mundimin te mesosh se cfare eshte sistemi hidroponik. Ne sisteme hidroponike bimet rriten me rrenje te zbuluar jashte, pra jo ne toke. Rrenjet rrine ne ene me solucione ushqyese te lengeta, qe mund te jene edhe kimike. Kryesisht jane fekale peshqish ose pleh i lengezuar qe permbajne mjaft ushqyes qe bima te rritet njesoj sikur t'i kete rrenjet te futura ne toke. Solucioni mund te jete edhe kimik, pra ushqyes me baze preparate kimike, gje qe s'ka asgje te keqe, por mos ja fusni kot pa ditur si funksionon sistemi. Kur nuk di pyet, mos bej sikur di.

    Përgjigju
    • Tuçi: 12/05/2019 09:13

      Shpjegim mjaft i arsyetuar. Kjo është një arritje e madhe e fermerit tonë punëdashës e të paepur që nxjerr një kopillëk të radhës për të treguar që ecën me hapin e kohës.

  • Berat: 01/04/2019 09:17

    Kimikat i gjall mjer ne c’po hajm

    Përgjigju
  • redu: 31/03/2019 16:11

    Suksese fermereve oer aplikimin e teknologjive te reja qe rrisin ne menyre te vecante cilesine e prodhimeve bio , por me komikja eshte mnistri Cuci si jurist i shpjegonte agronomit Dhimo Kotes rendesine e kesaj teknologjie te perdorur .Ed Rama ti gjeje ministrin profesionist Byjqesise, dhe jo mikun tend jurist (pa e ofenduar Cucin qe nuk eshte i sferes se bujqesise)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës