Pas përfundimit të fazës së vlerësimit të dosjeve të fermerëve të Qarkut Gjirokastër që kanë aplikuar për të përfituar subvencion në bujqësi dhe blegtori, prej disa ditësh, ka nisur faza e vlerësimit në terren.
 
Drejtori rajonal i Bujqësisë në Gjirokastër Arben Ruci ka pohuar për “A1 Report”, se këtë vit ka pasur një numër mjaft të lartë të aplikimeve krahasuar me vitet e mëparshme dhe kjo sipas tij, për shkak të provave të besueshmërisë që kanë ndaj institucionit shtetëror.
 
Në krejt Qarkun e Gjirokastrës, janë shënuar mbi 1700 aplikime kryesisht në blegtori, vaditje me pika dhe kultivim të bimëve medicinale.