GREQI - Fermerët grekë kanë shpërndarë ushqime falas për publikun. Ata vendosën prodhimet e tyre para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë si shenjë proteste kundër kostos së lartë të prodhimit.
Fermerët shpërndanë fruta-perime për familjet në nevojë të cilët mbushën çantat e tyre, në një kohë kur Greqia po përballet me shumë vështirësi ekonomike.
Drejtori i Shoqatës së prodhuesve bujqësorë tha se po shpërndahen këto produkte për t’u ardhur në ndihmë familjeve me shumë fëmijë, të papunëve dhe pensionistëve.
Ndërsa një pensioniste tha se kostoja e jetesës ështe bërë e padurueshme duke e detyruar atë të kërkojë ushqim falas. Qindra njerëz u mblodhën para ministrisë së Bujqësisë duke pritur në radhë për të marrë produkte ushqimore falas.
Fermerët kanë bërë thirrje për një ulje prej 50 për qind të taksave mbi benzinën, që ata përdorin për makineritë e tyre dhe një reduktim të TVSH-së për pajisjet dhe furnizimet e fermerëve, në mënyrë për të ulur kostot e prodhimit, pasi ata janë shprehur të pakënaqur nga fitimet e tyre.
Në pjesën veriore dhe qendrore të shtetit Helen fermerët kanë vendosur traktorët e tyre në anët e autostradave në shenjë simbolike të protestës së sotme.
Protesta vjen kur edhe sektorë të tjerë siç janë punonjësit e transportit detar dhe atij publik kanë organizuar greva kundër masave shtrënguese të qeverisë për të reduktuar borxhin e vendit.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com